Acarimi mes “elefantëve të shkurorëzuar”
Prishja e koalicionit në mes të PDK-së dhe LDK-së, që ndodhi në seancën e 10 majit, duke u mbështetur nga PDK-ja mocioni i opozitës, sipas analistëve politikë, mund të sjellë trendë të paparashikueshëm të fillimit të një procesi të ri të polarizimit dhe acarimit të skenës politike kosovare. Ky acarim dhe polarizim i përshkallëzuar shihet si mundësi e re zhvillimi për faktin se tani, përveç AAK-së, VV-së dhe Nismës për Kosovën, është edhe LDK-ja si subjekt tjetër politik i cili ka vendosur të mos e njohë Hashim Thaçin president të vendit, pas tradhtisë që i bënë krerët e PDK-së, ku Veseli në sinkroni me presidentin aktual Thaçi u akorduan për ta rrëzuar këtë Qeveri, duke shkelur marrëveshjen, me gjasë, për interesa të ngushta kriminale.
Partitë po e tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë,shkruan gazeta Kosova Sot.

Ky ashpërsim politik shihet si mundësi reale, tani mes PDK-së dhe LDK-së, sidomos pas akuzave direkte mes LDK-së-PDK-së, sidomos akuzat e Anton Qunit, i cili në Kuvend ua tha troç Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit se të dy ata duhet të përfundojnë prapa grilave, ngase aty e kanë vendin pas të gjitha të këqijave e krimeve qe ia kanë bërë qytetarëve dhe vendit.
Qytetarët t’i ndëshkojnë partitë mashtruese
Analisti politik, Blerim Burjani, pohon se shkurorëzimi mes LDK-së dhe PDKsë në Kuvend vetëm sa ka shpërfaqur dhe zgjuar nga heshtja ato armiqësitë e dikurshme. Prandaj, ky acarim politik vetëm sa mund të shtohet, por duhet të jenë qytetarët ata që do të duhej ndëshkuar këto dhe subjektet e tjera të ngjashme politike.”Thëniet e djeshme dhe shumë vjeçare, siç janë akuzat e njëjta dhe të përsëritura, tregojnë më së miri se këto dy subjekte si dhe subjektet e tjera të deritashme në Kuvend nuk meritojnë në asnjë mënyrë votën e qytetarëve, këto subjekte së bashku janë skandaloze, sikurse dhe opozita e dikurshme, pra nuk e meritojnë fare votën e qytetarëve, përplot sharje dhe fyerje pa punuar fare për qytetarët, duke lënë punë të pakryera dhe duke u pasuruar prej buxhetit të qytetarëve, duke zhvat buxhetin e qytetarëve”, tha Burjani.
Deklarata për konsum elektoral
Edhe analisti Hidajet Ahmeti thotë se çdo akuzë e çdo zyrtari, të të dyja partive politike që kanë bashkëqeverisur deri dje, nuk mund të arsyetohet dhe janë deklarata të pasinqerta dhe joserioze.”Është absurd i llojit të vet kur po bashkëjeton me dikë përreth tri vite e në momentin që përfundojnë interesat reciproke akuzon njëri-tjetrin.
Këto deklarata nuk mund të vlerësohen pozitivisht, pasi që në intencë janë deklarata populiste dhe asgjë substanciale nuk kanë brenda vetes. Këto deklarata të zyrtarëve të të dyja subjekteve politike, e posaçërisht të LDK-së, janë tendencë për ta shfajësuar veten nga dëmet që ia kanë bërë Kosovës për këto tri vite bashkëqeverisjeje dhe njëkohësisht janë deklarata me qëllime manipulative karshi opinionit publik”, potencoi ai.”LDK-ja duhet t’i japë llogari elektoratit të saj për tradhtinë që ia ka bërë në momentin që ka hyrë në koalicion me partinë shtet, PDK-në, e jo të viktimizohet nga gjithë kjo lojë e ndytë që ka bërë nga zgjedhjet e kaluara”, tha Hidajet Ahmeti.
Edhe analisti Ali Hertica thotë se nuk ka aspak kuptim sjellja acaruese e LDK-së karshi PDK-së vetëm atëherë kur u prish marrëveshja, derisa për tre vjet rresht kanë bashkëjetuar në një qeveri, e mirë apo e keqe si e kanë bërë së bashku, pa asnjë kritikë të ndërsjellë publike. “LDK-ja thirret se nuk do ta njohë Thaçin si president, por kjo nuk do të mundë të jetë kurrfarë goditje për presidentin, sepse vetë ata ishin që e bekuan president aktual, duke mos e kontrolluar as analizuar politikën e Kadri Veselit, i cili me shumë dinakëri dhe mençuri e shkeli marrëveshjen, të cilën e nënshkruan për interesa të veta dhe të grupeve të ngushta partiake Hashim Thaçi e Isa Mustafa”, ka thënë ai./kosova sot/