ARKATANA

KQZ jep të gjitha detajet për zgjedhjet, buxhetin, afatet, fushatën

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Në këtë mbledhje, KQZ miratoi Planin e Buxhetit për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Buxheti i aprovuar është në vlerën: 4 milion e 944 mijë e 900 euro. Shuma e planifikuar e mjeteve ka të bëjë me prodhimin e materialit zgjedhor; transportimin e materialit sensitive dhe jo-sensitiv; trajnimin e Këshillave të Vendvotimit; pagesat për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve; pagesat për anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve dhe stafin tjetër ndihmës.

Pas shpalljes së Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje për të filluar me përgatitjet intensive për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Në fillim të mbledhjes, kryetarja dhe anëtarët e KQZ-së, uruan qytetarët e Republikës së Kosovës për shpalljen e datës së zgjedhjeve dhe shprehën përkushtimin e tyre në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dakordua për të ftuar organizatat dhe asociacionet ndërkombëtare, pjesë e së cilave është KQZ-ja, për të vëzhguar këtë proces zgjedhor, transmeton Indeksonline.

Në këtë mbledhje, KQZ miratoi Planin e Buxhetit për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Buxheti i aprovuar është në vlerën: 4 milion e 944 mijë e 900 euro. Shuma e planifikuar e mjeteve ka të bëjë me prodhimin e materialit zgjedhor; transportimin e materialit sensitive dhe jo-sensitiv; trajnimin e Këshillave të Vendvotimit; pagesat për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve; pagesat për anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve dhe stafin tjetër ndihmës.

Uji Dea

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në ligj, mori vendim që të shkurtojë afatet kohore për organizimin e këtyre zgjedhjeve në përputhje me rrethanat. Pas këtij vendimi, KQZ miratoi Planin Operacional për organizimin e Zgjedhjeve të Parakoshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017.

Sipas vendimit të KQZ-së për caktimin e afateve të aktiviteteve, disa nga afatet kohore janë si në vijim: Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të fillojë më 11 maj dhe do të përfundojë më 19 maj 2017.Afati i tërheqjes së shortit për renditjen në fletëvotim do të mbahet më 27 maj 2017.

Afati për të caktuar kufizimin e shpenzimeve për fushatë fillon më 11 maj dhe mbaron më 15 maj 2017.Fushata Zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë më 31 maj dhe do të përfundojnë më 9 qershor 2017.Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhgueseve do të fillojë më 11 maj dhe do të përfundojë më 4 qershor 2017.Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 15 maj dhe do të përfundojë më 22 maj 2017, thuhet në komunikatën për media.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.