Hidromorava

Abazi: Albin Kurti bëri partneritet me Vuk Hamoviq – Kosova e varur nga importi i energjisë

/ 3 minuta lexim
HW

Haki Abazi, i cili më herët ka qenë edhe zëvendëskryeministër në qeverinë Kurti e edhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, deri sot është pjesë e AAK-së. Në EURO n’T7 ka thënë se Albin Kurti ka dështuar në sektorin e energjisë që prej hartimit të strategjisë për energji, e cila nuk ishte më shumë sesa një punim seminarik.

Ai thotë se hartimi i një strategjie të tillë si duket është bërë për të fshehur qëllimet e tyre për tregti me energji me Martin Berishajn dhe për të ndërtuar lidhje me biznesmenin serb Vuk Hamoviq.

“Energjia elektrike nuk është domate me ble në pazar, ajo blihet në bursë dhe aty mund të jetë serbe, holandeze, kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka se Vuk Hamoviq është bërë partner me Albin Kurtin për bartjen e energjisë elektrike për me ardhë në Kosovë, aty paguan një përqindje dhe pikë. Kurti nuk ka bërë asgjë për me u çliru prej kësaj dhe kjo lidhet me strategjinë për energji e bërë nga një njeri që është hungarez dhe është një strategji kot, e cila nuk ka sjellë asnjë rezultat”, ka thënë Abazi.

Uji Dea

Se gjithë kjo tregti me energji ka një qëllim sipas Abazit shihet edhe me dështimet e njëpasnjëshme të ankandeve për energji solare, për të cilat është marrë një vendim para një viti dhe nuk kemi asnjë veprim.

“Pesë herë janë shtyrë ankandet publike për energji solare me qëllimin e përfitimeve të njerëzve të Kurtit. Një kompani franceze që ka pasur me investu në Kosovë është zhvendosur në Maqedoni. Kurti dhe qeveria e tij e kanë pasur shumë lehtë që të marrin vendime që ne t’i kemi këto kompani në Kosovë, njëjtë sikur ka bërë Maqedonia e cila për pesë vjet përmes ankandeve publike ka arritur që mbi 56% të energjisë elektrike ta sigurojë nga burimet e ripërtëritshme, ndërsa Kosova e ka 0%. Në kohën e Kurtit nuk është shtuar asnjë kilovat që do të mund të decentralizojë sistemin tonë energjetik dhe me u liruar prej obligimeve tjera”, ka shtuar Abazi.

Sipas tij, krejt kjo politikë jo e mirë po i sjell vetëm dëme vendit, sepse gjithë kjo energji e blerë dhe bartur në kohën e pikut janë kostot më të larta në bursat e Bashkimit Evropian dhe ky është një qorrsokak që na ka futur qeveria e Albin Kurtit dhe këtu përzihen interesat e njerëzve që janë të kriminalizuar deri në fund dhe këtu përfshihet edhe partneriteti gati i detyrueshëm me Vuk Hamoviq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.