Atributet e Sokol Halitit!
Nga Fatbardh Sallahu – Ky shkrim nuk ka për bazë cenimin e personalitetit tё dikujt, por esenca e këtij shkrimi ka për qëllim shpërfaqjen e vёrtetё tё qeverisjes lokale e cila udhëhiqet nga LDK-ja e Sokol Halitit. Ky shkrim paraqet logjikën e vёrtetё tё këtij mentaliteti qeverisёs.
Kryetari aktual, Sokol Haliti, konsiderohet si kryetar manipulativ. Kjo mёnyrё dinakёrie ndodhё tё reflektohet ndaj gjithkujt, duke mos pёrjashtuar as strukturёn e tij tё brendshme as shoqёrinё vitiase.
Sokol Haliti, ёshtё i dobёt, manipulant si dhe pretendues pёr tё qenё i paprekshёm nё veçanti ndaj gjithё ekipit tё tij tё brendshëm por edhe për qytetarët e jashtëm. Kjo mёnyrё e dobёt e tё bёrit politikë, e tё bёrit biznes si dhe e tё bёrit pengesё brenda subjektit tё LDK-sё, s’ka sesi tё njihet ndryshe pos atribut i një dhelpёreje. Kur them ёshtё i dobёt dhe pa vision tё mirёfilltё qytetarё, e mbёshtes nё faktin se gjithё qeverisjen e tij minore mundohet tё paraqes pёrmes mediave, tё cilat pothuajse nё çdo rast iu bёnё presion duke mos i lёnё për të ushtruar lirshëm misionin e tyre.
Dobёsi tjetёr e tij ёshtё edhe presioni i madh tё cilin ua bёnё elitёs sё tij partiake, duke filluar prej udhёheqёsve sektorial e deri tё servili mё e funditi individual. Prap kёtё pohim timin e mbështes nё faktin se disa nga kolegёt e tij partiak nuk mund tё flasin lirshëm vetëm pёr shkak tё presionit qё ua bёnё ai vazhdimisht. Ky atribut i njё paranoiki, e shquan tejet si shumё, madje çka e veçon edhe tjetёr veti ёshtё edhe çështja e frikёs ndaj eksponentёve tjerё opozitarё. P.sh, nё disa nga debatet e organizuara prej liderëve kryesisht opozitarё, ai kishte dёrguar servile tё tij, madje edhe dhunshëm nё televizione lokale. Kjo njëherit e ka dëshmuar si paaftësinë e tij ashtu edhe mosgatishmërinë e tij për të mbrojtur atë çfarë e realizon. Kjo frikë dëshmon për moscilёsi në punët e tija.
Pra, po tё kishte besimin njёkohёsisht edhe argumentin prej njё lideri tё drejt qeverisёs, atёherё nuk do t’ia kishte frikën kandidatëve kundërshtarë. Pёrfundimi mjaft logjikё dhe objektiv ёshtё se ai ёshtё i dobёt, frikacak dhe i pamundshëm për tё përfaqësuar-bёrё qeverisjen e drejtё dhe brilante. Po tё kishte qeverisje brilante ”institucionalisti” Haliti, sigurisht se do tё dilte tё mbronte e pёrfaqёsonte atё çfarë bёnё e realizon, pra qeverisjen e tij. Qeverisja lokale nuk ndёrtohet prej tё qenit indiferent karshi çështjeve vitale, qeverisja nё baza tё drejta qytetare nuk krijohet duke kërcënuar servilet dhe mediat elektronike si dhe nuk bёhet me mirënjohje e falënderime ndaj njeri tjetrit brenda institucioneve komunale.
Mirёpo konsideroj se kёto janё pasojё e paftёsisё personale e qeverisёse, kjo mund tё shpjegohet edhe nё kontekst tjetёr. Kur njeriu nuk posedon atё çfarë ёshtё bazë për efikasitet si cilësi personale ashtu edhe politike, mundohet tё zёvendёsoj mё diçka tjetёr, nё rastin tonë me mirënjohje e vetfalenderime, madje edhe me çmime falso, siç ishte rasti i blerjeve te titujve “Doctor Honoris Causa “ dhe ”Misionar Paqeje”, duke e dëmtuar kështu si buxhetin e Komunës dhe institucionin e kryetarit.
Pra ne e dijmё se pёr tu avancuar figura e njё politikani ose mёnyra e njё qeverisje kёrkohen tё prezentohen e flasin veprat dhe jo gёnjeshtrat e manipulimet. Kjo logjikё aktuale, e cila duke shfrytёzuar dobёsinё ekipit tё brendshёm, si dhe pozitën prej njё kryetari, arrinë tё përfitoj politikisht duke u munduar tё avancohet nё mënyrë tё pa drejt nё sy tё opinionit.
Opinioni fatmirёsisht nuk ёshtё aq naiv sa pёr tu nxёn nё grackat e kryetarit Haliti. Kryetari Haliti, skajshmёrisht vuan për aftësitë ose atributet e një politikani tё mirëfilltë. Ai dominohet prej tё qenit shantazhues dhe manipulues ndaj elitёs sё tij, qё dorёn nё zemёr nuk ёshtё konsistenc e tij. Sot, mediat lokale, pothuaj janё nё njё presion tё vazhdueshёm prej kёsaj logjike, e cila duke pretenduar tё mbesё edhe mё tej nё pushtet, ka arritur tё shtrijё ndikimin e tij negative. Kёshtu pra nuk bёhet qeverisja e drejtё. Po tё kishte shtet ligjor dhe shtet tё sё drejtёs, do tё kishte hapёsirё tё konsiderueshme pёr fillim tё procedurёs gjyqёsore. Manipulimin arrinё tё shtrijё prej institucioneve e deri tё servili mё i vogёl.
Sot, asnjё prej drejtorёve lokal nuk mund tё jenё vendimmarrёs pa ndikimin e kryetarit Haliti. Ai ёshtё si kryetar i Vitisё, ashtu edhe i drejtorive komunale, kjo ёshtё dёshmuar gjatё gjithё kohёs sё funksionimit tё kёsaj qeverisje. Kjo mёnyrё ndikimi sipas gjitha gjasave mund tё ketё shkaktuar edhe pёrqarje tё ndryshme brenda kёtij subjekti. Vitia aktualisht vuan prej mendёsisё negative dhe shantazhuese, fakt i dёshmuar pothuajse qe 4 vite.
Sokol Haliti, ёshtё pretendues pёr tё qenё i paprekshёm dhe diktator. Qeverisja e tij ёshtё qeverisje jo pёr shoqёrinё por pёr elitёn e saj servilizuese.”Institucionalisti” Haliti, arrinё ti korruptoi e manipuloi edhe ekipin e tij tё dobёt dhe harxhues, kjo vёrehet nё çdo proces. Sot po tё aplikosh nё ndonjё nga Institucionet komunale pёr ndonjё vend pune, bartёsi i digasterit pёrkatёs ka tё pamundёr tё vendosё sipas profesionalitetit dhe meritokracisё.
Gjithё instalimin e rrjetit kuadrorё e bёnё kryetari Haliti, pa e pyetur askënd, pra duke zhvleftësuar si konkursin ashtu edhe tё drejtёn pёr tё qenё i lirё dhe barabartё. Pjesa dёrrmuese e kuadrove arsimor, janё nё vijё tё dëgjueshme me kryetarin Haliti. Sot as pastrus s’mund tё behёsh poqёse s’je i orientimit Haliti. Kjo klimë e instaluar po pamundёson shoqёrinё dhe mundёson klientelizmin. Pra, mёnyra dhe qasja ndaj parasё dhe institucioneve publike janë manipulative. Qeverisja e mirёfilltё dhe mё bazё pozitive s’mund tё jetё kur nё skenё luajnё vetёm aktorёt e politikёs.
Po tё inspektoheshin gjithё ato pak projekte, vёren se nё gjithё ato punё ёshtё menduar e realizuar hajnia puro. E vetquajtuara” qeverisje brilante” dhe “institucionaliste”, pёr humbjen e njё qeverisje tё drejtё dhe pa dallime partiake, duhet ndёshkohet. Kjo ёshtё rruga dhe mënyra drejt hapjes sё njё qeverisje mё parimore dhe jo e ndёrtuar mbi baza materiale.
Me respekt, Fatbardh Sallahu


