HW

Hetojeni skemën kriminale, që zhvati 30 milionë

/ 9 minuta lexim
Uji Dea

Njohës të rrethanave politike dhe ekonomike dhe fushës së telekomunikacionit e kanë shtruar çështjen se përse kryeministri Isa Mustafa nuk po del në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ditën e mërkurë, në Parlamentin e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme, ku në vend se përmes ‘Facebook’, do t’i inkurajonte dhe do t’i bënte ftesë Prokurorisë Speciale, që urgjentisht të nisë hetimet kundër rastit të krimit të organizuar “Z-Mobile”, të vëllezërve ‘Devolli’, prej mënyrës se si është krijuar e deri tek zhvatja e fundit kriminale e mbi 30 milionë eurove përmes arbitrazhit?

Kryeministri sot e ka shansin, ndoshta të fundit në këtë pozicion

Njohës të rrethanave politike dhe ekonomike dhe fushës së telekomunikacionit e kanë shtruar çështjen se përse kryeministri Isa Mustafa nuk po del në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ditën e mërkurë, në Parlamentin e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme, ku në vend se përmes ‘Facebook’, do t’i inkurajonte dhe do t’i bënte ftesë Prokurorisë Speciale, që urgjentisht të nisë hetimet kundër rastit të krimit të organizuar “Z-Mobile”, të vëllezërve ‘Devolli’, prej mënyrës se si është krijuar e deri tek zhvatja e fundit kriminale e mbi 30 milionë eurove përmes arbitrazhit?

Analistët janë të mendimit se këto skema mashtrimi për arbitrazh ndodhin vetëm në vendet ku ka krim, ku sundon krimi dhe korrupsioni. Kështu ka thënë edhe profesori dhe eksperti Ismet Hamiti, i cili ndonëse kishte bërë kallëzim penal në Prokurori, kjo prokurori heshti prej fillimit, ngase në krye të saj ishte më parë për 7 vjet Ismet Kabashi dhe në krye të KGJK-së Enver Peci, të cilët qëllimisht e heshtën këtë skandal të madh “të shekullit 21” të mashtrimit e tepër kriminal. Ish-kreu i Antikorrupsionit, Hasan Preteni, ka thënë se në këtë skandal janë përfshirë shumë zyrtarë të lartë në majat e shtetit, por edhe vetë Prokuroria e Shtetit, që në kohën e Ismet Kabashit.

Drejtësia jofunksionale

Eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida, tha se nuk ka fije dyshimi se kryeministri i vendit ka qenë dashur që të jetë më këmbëngulës ndaj Prokurorisë së Shtetit në zbardhjen e rastit të kontratës së PTK-së. Por, sipas ekspertit Dida, ajo që kemi nevojë është fakti se duhet që të funksionojë shteti dhe prokuroria. “Kjo, ngase fundja ky rast nuk është problem i këmbënguljes së kryeministrit por i tërë problemi është tek mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë dhe atij gjyqë- sorë që nuk po funksionon si duhet dhe po çalon. Andaj, e përsëris se këtë çështje duhet që ta ndjek prokuroria ngase kjo është një çështje ligjore”, u shpreh ai.

Njohësi i kësaj fushe, Hasan Preteni, ish-drejtori i Agjencionit Antikorrupsion të Kosovës e ka arsyetuar heshtjen e deritashme të Prokurorisë së Shtetit në zbardhjen e këtij rast me ndërhyrjen e politikës. “Prokurorët emërohen dhe kontrollohen nga politika dhe ata nuk kanë normë, ngase ata askujt nuk i japin llogari, sepse ata i kanë nga disa vende pune, dhe po ashtu ata i kanë mandatet e përhershme”, tha ai.

Preteni porositi se duhet shikuar praktikat e vendeve “normale” në të cilat kryeprokurorët raportojnë në Kuvende. “Kryeprokurorët tanë nuk e dinë se ku është kuvendi, atyre politika ju ka siguruar privilegje pas përfundimit të mandateve”. Ndaj sipas Pretenit, këtu mbyllet rrethi, politika atyre privilegje ata tolerancë krimit. “Pasuria e fituar shumë dhe shpejtë është vetëm një pjesë e krimit. E gjithë pasuria shtetërore u asgjësua, privatizimi dhe në format si kjo tani me PTK-në”, ka thënë Preteni.

FIDANISHTJA

Të korruptuarit kontrollojnë shtetin

Eksperti i fushës së telekomunikacionit, Aziz Sefedini, tha se si njohës i lëmit së shkencave aplikative dhe në një kohë si implementues i një numri të madh të programeve nga hapësira e BE në Kosovë, për sa i përket temës rreth ” Z- Mobile, tani por dhe më parë gjithçka ishte dhe është e qartë. “Nuk kam çka t’i shtoj asaj që tha prof. Ismet Hamiti, fatkeqësia qëndron në atë se prof. Hamitin nuk kanë dashur, apo nuk kanë pasur interes për ta konsultuar, thënë ndryshe po të punonin sipas këshillave të prof. Hamitit përfituesit në rastin e PTK-së do mbeteshin pa milionat e vjedhur”, theksoi ai. “Në kohën e Hasan Pretenit është debatuar për shumë çështje në lidhje me menaxhimin e frekuencave, bile, bile në rastin e mosrealizimit të qëllimshëm të fletë-garancionit bankar prej 16,2 milionë eurove, nga Kuvendi i Kosovës ishte bërë thirrje Prokurorisë së Kosovës të fillojnë hetimet dhe të njëjtat kanë filluar, por si duket ndonjë fuqi mbinatyrore i ka stopuar”, ka potencuar Sefedini. “Thënë ndryshe, jetojmë në shtetin ku të korruptuarit e kane shtetin në grusht. Mendoj se për Kosovën ‘Vetingu’, është çështje superurgjente, për këtë duhet të bëhet presion i madh nga shoqëria civile, mediet e pavarura, presioni të dedikohet kompetentëve në SHBA dhe BE dhe të tjerëve që i donë të mirën Kosovës”, është shprehur ai.

Mashtrimi me gjoja luftimin e krimit

Analisti Reshat Sahitaj tha se korrupsioni në Kosovë është bërë një përditshmëri e zakonshme si kafja e mëngjesit. “Shumë flitet dhe diskutohet e asgjë nuk veprohet për ta ndalur këtë fenomen që është një kancer i Republikës së Kosovës. Ky fenomen i ka rrënjët thellë në kohë që ka filluar nga paslufta dhe thellë në struktura të shtetit tonë, në mënyrë që askush nuk ka kënd ta dënojë sepse të gjithë janë të njëjtë”. Ai thotë se kundër korrupsionit fliste Atifete Jahjaga, e cila e kishte krijuar një lloj agjencioni kundër korrupsionit, por që në fakt ishte vetëm një lloj shoqate për përfitime materiale të saj dhe kabinetit që ajo e drejtonte e njëherësh kishte për qëllim ta mashtronte opinionin euro-amerikan se presidenca nën drejtimin e saj po punon. “Në të njëjtën kohë edhe Hashim Thaçi si kryeministër i vendit deklaronte kundër korrupsionit duke shtuar “Zero tolerancë” e në fakt zeroja e tij u shndërrua në miliona euro”, u shpreh Sahitaj. “Korrupsioni mund të ndërpritet vetëm duke i dënuar dhe konfiskuar pasuritë e atyre të cilët keqpërdorën postet dhe autoritetet zyrtare. Shteti ynë duhet të japë shenja se po veprohet në këtë drejtim e shenjat e para do t’i shohim kur dënohet dhe i konfiskohet pasuria e ndonjërit prej tyre”, theksoi më tej ai.

Analisti Sahitaj pyet se a mundet të arrihet dita që ta shohim dënimin e konfiskimin e pasurisë së ndonjë zyrtari të lartë. “Unë nuk besoj se kjo gjë do të bëhet gjatë këtij apo vitit tjetër, sepse kushdo që vjen në pushtet nga opozita apo pozita do të vazhdojnë të njëjtën rrugë, pasurimin sa më të shpejtë”, ka thënë ai.

Heshtja e qëllimshme

Analisti Florim Zeqa tha se njëra ndër arsyet e heshtjes së kryeministrit aktual të vendit ndaj rastit skandaloz të “ZMobile”, është fakti se në kohën e fillimit të operimit të kësaj kompanie, Isa Mustafa si kryetar i Komunës së Prishtinës mund të ketë qenë i implikuar në këtë aferë të madhe korruptive. “Heshtjes së Isa Mustafës ndaj rastit në fjalë, mund t’i ketë prirë një marrëveshje e fshehtë me pasuesin e tij në Komunën e Prishtinës dhe jo vetëm, për heshtjen e 72 akuzave të VV-së përgjatë qeverisjes së tij në komunën e Prishtinës!”, tha ai. “Në këtë megaskandal, ka të ngjarë të jenë të implikuar edhe zyrtarë të lartë nga Prokuroria e shtetit dhe gjykatat, për t’ua bërë të mundur së fundmi vëllezërve ‘Devolli’ zhvatjen e 30 milionë eurove përmes arbitrazhit ndërkombëtar. Meqenëse kryeministri aktual heshti për tre vjet rresht karshi skandali kriminal, pritet të heshtë edhe të mërkurën në seancën e jashtëzakonshme, e cila pritet të jetë dita e fundit e tij si kryeministër i vendit”, u shpreh më tutje Zeqa. “Në rrethana tjera, dita e mërkurë do të ishte rast i mirë për të ‘larë’ mëkatet kryeministri, i cili për tre vjet rresht ua mbajti ‘zhagun’ në ‘Facebook’ Thaçit e Veselit, të cilët e shfrytëzuan atë në maksimum, duke i përdoruar hapësirat mediatike (televizionin publik dhe ato private) për të treguar ‘performancën’ e tyre qeverisëse”, ka thënë ai. “Mosguximi i kryeministrit, si zoti i shtëpisë së këtij vendi t’i drejtohet Parlamentit të Kosovës në një seancë plenare ose nga Kryeministria në konferencë për shtyp, duke i bërë thirrje Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), që të të zbatojë ligjin dhe pas hetimeve e gjetjeve të prangos të gjithë të inkriminuarit në afer- ën e “Z-Mobile”, përveçse tregon kapjen e tmerrshme të institucioneve shtetërore nga grupet mafioze, ngritë dyshimet për përfshirjen edhe të vetë kryeministrit në këtë megaskandal të shekullit 21 në Kosovën e vogël, gjë të cilën e kishte konfirmuar kohë më parë edhe ish-kreu i Agjensionit Antikorrupsion, zoti Hasan Preten

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.