KKVITI

Parashikimi i FMN-së për rritjen ekonomike të Kosovës dhe Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
HW

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind deri në fund të vitit, duke shënuar një rishikim në ulje prej 0.2 pikë përqindjeje krahasuar me vlerësimin e mëparshëm të tetorit 2025.

Në raportin më të fundit, FMN ka rishikuar gjithashtu pritshmëritë për vitin 2027, duke ulur parashikimin nga 3.4 për qind në 3.2 për qind, çka sipas institucionit ndërkombëtar lidhet me zhvillimet globale dhe pasiguritë në rritje ekonomike.Sipas FMN-së, rishikimi në ulje vjen si pasojë e tensioneve gjeopolitike, përfshirë luftën në Lindjen e Mesme, e cila ka ndikuar në rritjen e çmimeve të energjisë dhe luhatjet në tregjet globale.

Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria parashikohet të ketë rritje më të ulët se Kosova, e cila pritet të arrijë 3.6 për qind, ndërsa Serbia regjistron një nga normat më të ulëta me 2.8 për qind.

HW

FMN vlerëson se parashikimi i saj është në linjë me Bankën Botërore, ndërsa Ministria e Financave në Shqipëri mban pritshmëri më optimiste, duke deklaruar një rritje ekonomike rreth 4 për qind.

Në raport përmendet gjithashtu se inflacioni në Shqipëri pritet të rritet deri në 3.7 për qind gjatë këtij viti, nga 3 për qind sa ishte parashikimi gjashtë muaj më parë.Në nivel global, FMN thekson se ndikimet më të mëdha ekonomike do të ndihen në vendet e përfshira në konflikte dhe në ekonomitë më të brishta, veçanërisht në vendet në zhvillim që varen nga importi i energjisë dhe lëndëve të para.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.