KKVITI

Hevzi Ramadani dhe vepra e tij voluminoze mbi qëndrimin e Serbisë ndaj Lëvizjes Kombëtare Shqiptare

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ditë më parë, Hevzi Ramadani, profesor i historisë nga Gjilani, botoi për herë të parë veprën dokumentare me titull”Qëndrimi i Serbisë ndaj Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (1787-1912). Është kjo një vepër mjaft voluminoze, e cila, nga brenda posedon materie mjaft interesante nga historia e popullit shqiptar.

Prandaj, vepra “Qëndrimi i Serbisë ndaj Lëvizjes Kombëtare shqiptare (1878-1912), është, padyshim një arritje e re e autorit në fjalë, i cila ka përmbledhur disa zhvillime të një periudhë historike e të rëndë të popullit shqiptar, ku autorit iu është dashur këtë fushë jo vetëm ta hulumtojë, por edhe ta ndriçojë momentet kyçe e të rëndësishme të veprimtarisë së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare duke filluar nga viti 1787 e gjer në vitin 1012.

Siç dihet, çështja e kombëtare shqiptar qe e nëpërkëmbur me shekuj nga të tjerët, e cila është “paraqitur rreth gjysmë të shekullit XIX, ku zhvillohen ndjenja kombëtare e popullit, kur ai vetëdijesohet dhe organizohet në Lëvizjen Nacional-Çlirimtare apo Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, e cila përherë pati për qëllim çlirimin e plotë prej pushtuesit shekullor nga Perandoria Osmane, me të vetmin qëllimi në bashkimi dhe krijimin e shtetit të pavarur shqiptar.

Vepra e Hevzi Ramadanit (1956), përfshin mjaft materie qendrore për lexuesit dhe për studiuesit e kësaj fushe të dijes.

Fehari Ramadani, recensent i veprës, ka shtuar se, “Periudha e marrë në studim nga autori, karakterizohet nga një varg ngjarjesh, të cilat çuan në ngritjen e vetëdijes kombëtare te shqiptarët, çka u shoqërua me rritjen e kërkesave politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”. Ai ka shtuar edhe këtë se, “Në veprën e tij, autori trajton politikën çnjerëzore që Serbia zhvilloi mbi popullsinë civile shqiptare, që me aneksimin e pjesës verilindore të Vilajerit të Kosovës, (Nish, Kurshumli, Toplicë, Pirot, Leskoc dhe Vrajë), nga ku u dëbuan mbi 200.000 vetë dhe u shkretuan 740 vendbanime” (f.179).

Hidromorava

Edhe, Qerim Dalipi, recesionist, lidhur me veprën e H. Ramadanit, ka shtuar se, “Monografia, në fakt, paraqet një studim të hollësishëm, që spikat për nga thellësia dhe gjerësia e trajtimit të problematikës së marrë në shqyrtim” (f.182). Ai shton më tej se, “Duke trajtuar këto çështje dhe mbi bazën e ballafaqimit të argumenteve, autori provon se politika serbe planifikonte t’i likuidonte shqiptarët përmes luftës dhe mënyrës evolutive, duke i sllavizuar me anë të presionit dhe dhunës shtetërore” (f.183).

Kjo vepër me temë historike, në përmbajtjen e saj ka katër kaptina kryesore. Në kaptinën e parë, autori i veprës flitet për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në mbrojtjen e territorit dhe kufijve etnik të Shqipërisë, ku nëntemat janë: Lufta Ruso-Osmane (1787; Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët; Formimi i Lidhjes së Prizrenit dhe Platforma e saj politike; Kongresi i Berlinit dhe reagimet e shqiptarëve.

Në kaptinën e dytë, autori ka përfshirë këto tema: Qëndrimi i diplomacisë serbe ndaj çështjes shqiptare në vitet 1881-1908. Këtu pasojnë nëntemat tjera të kësaj kaptine, si janë: Trajtimi i çështjes shqiptare në diplomacinë serbe; Themelimi i konsullatës serbe në Prishtinë; Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Pejës 23-29 janar të vitit 1899 dhe reagimet e diplomacisë serbe; Komitetet “Për lirinë e Shqipërisë” dhe lufta e armatosur e çetave (1905-1908) dhe tema vijuese është Tubimi i shqiptarëve në Ferizaj dhe shtrembërimet serbe.

Në kaptinën e tretë, autori ka përfshirë këto tema me sa vijon: Qëndrimi i diplomacisë serbe ndaj Kryengritjeve shqiptare (1909-1912); Kryengritjet e armatosura të vitit 1910 dhe roli i diplomacisë serbe; Kryengritjet shqiptare të viteve 1011-1912 dhe reagimet serbe.

Në kaptinën e katërt, autori i veprës shtjellon këtë temë: Lufta e Parë Ballkanike dhe çështja shqiptare; Shkaqet e luftës së parë Ballkanike; Fuqitë e mëdha dhe Aleanca Ballkanike dhe tema vijuese dhe e fundit e kësaj vepre është: Zhvillimi i Luftës së Parë Ballkanike. Vepra e H. Ramadanit ka 204 faqe tekst. Kjo vepër me lëndë historike, do të përurohet në Gjilan, më 19 maj të këtij viti./tefik selimi/rajonipress/