ARKATANA

Veliu: Nuk është kohë e përshtatshme për zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në këtë kohë, me arsyetimin se nuk sjellin asgjë të re. Ai ka thënë se duhet të vazhdohet puna e kësaj qeverie për ta realizuar programin.

“Nuk kemi nevojë me shku në zgjedhje sepse ato nuk sjellin asgjë të re. Kurrfarë ndryshimi pozitiv me zgjedhje në këtë situatë nuk ka. Qeveria duhet ta vazhdojë punën, duhet të vazhdojë ta realizojë programin qeverisës. Nuk është kohë e përshtatshme për zgjedhje”, ka thënë Veliu për lajmi.net.

Veliu nuk ka pranuar ta komentojë deklaratën e të parit të PDK-së, që ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje.

ARKATANA

“Deklaratat e Kadri Veselit nuk kam dëshirë t’i komentoj. Por institucionet duhet të vazhdojnë të kryejnë punët e veta”, ka thënë Veliu.

LDK-ja vazhdimisht është duke refuzuar të flitet për temën e zgjedhjeve, ndërsa një pjesë e madhe e LDK-së është duke i kërkuar zgjedhjet si tejkalimin e problemeve.

Ndërsa edhe opozita po kërkon zgjedhje, përmes një mocioni votëbesimi që pritet këtë të mërkure të thirret një seancë, por që gjasat që të votohet janë të vogla./Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.