Të shtëna me armë zjarri në Bresalc të Gjilanit
Gjilan – Në fshatin Bresalc të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit, derisa njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar të dyshuarin i cili ka shtënë me armë zjarri.
I njëjti e ka dorëzuar pistoletën Ecol special 99C kalibri 9mm kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur dy fishekë të cilët janë konfiskuar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, kurse i dyshuari pas intervistës lirohet, rasti në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


