FIDANISHTJA

Kuvendi më skandaloz, heshti hajnitë qindra milionëshe

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Analistë të politikës, ekonomisë, deputetë të koalicionit aktual dhe përfaqësues të opozitës, janë të një mendimi se kjo legjislaturë e tashme është e pesta e pasluftës, pa asnjë dyshim se është më e dështuara nga të gjitha legjislaturat e tjera.

Zeqa: Të vetmit që ngrenë zërin dhe kërkuan hetim parlamentar për arbitrazhet, monopolet e oligarkëve dhe skandalet e privatizimit ishin deputetët e pavarur

Analistë të politikës, ekonomisë, deputetë të koalicionit aktual dhe përfaqësues të opozitës, janë të një mendimi se kjo legjislaturë e tashme është e pesta e pasluftës, pa asnjë dyshim se është më e dështuara nga të gjitha legjislaturat e tjera.

Sipas tyre, legjislatura që duket se është në fundin e misionit të saj do të mbahet në mend që pos disa nismave të deputetëve të pavarur për të debatuar për dëmet dhjetëra e qindra milionëshe që po i shkaktohen shtetit përmes zhvatjes së sofistikuar në arbitrazhe, kjo legjislaturë nuk ka pasur debat të thellë e as serioz e të dobishëm për vendin.

Analistët pyesin se përse nga deputetët e kësaj përbërje e Kuvendit të Kosovës nuk është ngritur asnjë hetim parlamentar as për monopolet, as për skandalin me Fabrikën e Amortizatorëve të privatizuar pa ligj, që paraqet zhvatjen e vjedhjen e madhe të mbi 100 milionë eurove. Veç saj, po këta analistë e shtrojnë në diskutim edhe çështjen se përse pozita, por edhe opozita, janë bërë bashkë për të mbrojtur padrejtësitë, hajnitë, zhvatjet dhe të gjitha kapjet e shtetit, që po i bëhen nga mafiooligarkët e inkriminuar të biznesit korruptiv e kriminal dhe oligarkët e politikës që po bëhen në shumë fusha në Kosovë dhe përse kjo përbërje e kuvendarëve nuk po i debaton problemet kyçe në Kuvendin e Kosovës.

Ekonomistët e Isa Mustafës dështuan

Mobi Casa

Deputeti i koalicionit, Adem Salihaj(LDK), tha se kjo legjislaturë ka qenë më e dobëta prej të gjitha legjislaturave të deritashme, sepse në krye të saj ka qenë “Kapoja i krimit” të organizuar në Kosovë.”Për ne që kemi qenë të zgjedhurit e popullit ka qenë tepër fyese ta kemi një kryetar parlamenti si Kadri Veseli”. Salihaj thotë se kjo legjislaturë ka filluar mbrapsht, nuk ka funksionuar fare sipas rregullores së Kuvendit, por e ka degraduar deri në atë masë sa që pothuajse nuk ka funksionuar fare.”Sepse asnjë nismë serioze, asnjë hetim parlamentar serioz nuk është bërë gjatë kësaj legjislature”, potencoi ai. Ndërsa, analisti Shefqet Dibrani tha se kjo legjislaturë do të mbahet mend për paaftësinë profesionale dhe menaxhim të dobët, pasi në asnjë plan, në asnjë sektor, ky legjislacion nuk është dëshmuar se ka lidhje me organizimin dhe udhëheqjen e shtetit si do të duhej.”Për më tepër është e dhembshme dhe madje me përmasa shqetësuese kur në emër të profesionalizmit ekonomik që janë kryesisht ekonomistët e trajnuar në Kolegjin Riinvest e sollën ekonominë e vendit në kolaps. Këta ekonomistë është dashur në planin profesional të reagonin dhe të vepronin me kohë, ndërsa për të gjitha rastet që mund t’i kenë abuzuar të tjerët këta është dashur t’i bëjnë publike. Por, për fat të keq, ekonomistët e Isa Mustafës heshtën dhe bashkë me heshtjen e tyre sigurisht janë avulluar edhe dhjetëra e qindra miliona para, qofshin ato të taksapaguesve ose nga prona publike”, ka vlerësuar analisti Dibrani.

Hetimet parlamentare u bllokuan qëllimisht

Dibrani tha se sa u përket nismave për të debatuar, kjo lidhet drejtpërdrejt me shkallën e emancipimit dhe me nivelin arsimor, që kanë deputetët e kësaj legjislature. “Kjo është fatkeqësi e madhe, por ky ishte niveli i këtij legjislacioni politik”, u shpreh ai. Dibrani është i mendimit se janë edhe një kategori sekserësh, të cilët e kanë për detyrë të pamundësojnë ngritjen e një hetimi parlamentar për këto abuzime.”Sigurisht ky rrjet ka penguar edhe për ndonjë hetim nga prokurorë të shtetit, për skandalet e mëdha, njëherë me “Z-Mobile” e tashmë më skandalin tjetër shumë më të madh, siç është rasti me Fabrikën e Amortizatorëve, për të cilën flitet se është privatizuar jashtë rregullave, madje duke rënë në kundërshtim me Ligjin për privatizim. Por, nëse e vërteta zbardhet do të dalë se në prapavijë ka pasur zhvatje dhe vjedhje të qindra milionëve, e kjo metodë e sofistikuar është shtrirë edhe nëpër sektorë të tjerë të ekonomisë, që kryesisht udhëhiqen nga ekonomistët, prandaj duke ushtruar ata edhe fuqinë politike dhe udhëheqëse nuk kanë lejuar për të pasur një debat të mirëfilltë për këto çështje të cilave një ditë do t’iu hiqet plafi”, theksoi ai.”Nëse bëhet një hulumtim i sinqertë, do të shohim se në dhjetëshen e parë të partive politike, (të pozitës dhe opozitës), do t’i kemi një numër të madh të atyre që kanë krijuar pasuri marramendëse”, u shpreh Dibrani.

Heshtja skandaloze ndaj arbitrazheve

Analisti Florim Zeqa tha se legjislatura aktuale e Kuvendit të Kosovës, e treta pas pavarësimit dhe e pesta nga paslufta, është më e dështuara nga të gjitha të tjerat, si për nga funksionaliteti i dobët ashtu edhe për votimin e marrëveshjeve të dëmshme për vendin, si dhe zhvatjen e vjedhjen e organizuar të buxhetit të shtetit. “Veç kësaj, legjislatura aktuale e Kuvendit, shquhet edhe me heshtjen dhe indiferencën vrastare karshi Arbitrazheve ndërkombëtare, vendit i shkaktuan humbje prej dhjetëra e qindra miliona eurosh”, potencoi ai. Analisti Zeqa thotë se të vetmit që ngrenë zërin dhe kërkuan hetim parlamentar për arbitrazhet, monopolet e oligarkëve dhe skandalin e privatizimit të paligjshëm të Fabrikës së Amortizatorëve, ishin deputetët e pavarur…, por që gjithnjë mbeten zëra të vetmuar në mbrojtjen e aseteve dhe pasurive shtetërore. “Ndodhi pikërisht kështu përgjatë kësaj legjislature shkaku i bërjes bashkë të pozitës dhe opozitës në vjedhjen, zhvatjen dhe kapjen e shtetit në bashkëpunim me oligarkët e inkriminuar dhe bizneset e pista gjithandej Kosovës. Përgjatë punës trevjeçare të kësaj legjislature asnjëherë nuk u debatua në Parlament për çështjet jetike të vendit, si zhvillimi ekonomik, luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar etj.”, ka vlerësuar analisti Zeqa./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.