UBT

Bosch thotë se Kosovës është dashur t’i hiqen vizat në vitin 2010

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch tha se Kosova është dashur ta merrte liberalizimin e vizave kohë më parë. “Mund ta them këtë, se nuk jam më ambasador, sepse kur je ambasador nuk mund t’i thuash gjithmonë gjërat siç i mendon. Kosovës është dashur t’i jepej liberalizimi i vizave kohë më parë së paku në të njëjtën kohë me Shqipërinë e Maqedoninë”, tha ish-ambasadori holandez në Prishtinë, Robert Bosch.

Këtë ai e tha gjatë një ligjërate të mbajtur në kolegjin ISPE për “Parandalimin e Migrimit të Parregullt”.

Valdet Hoxha, zëvendësministër i Punëve të Brendshme foli për emigrimin e qytetarëve të Kosovës në vitin 2014-2015 për të cilët tha se ishin diku rreth 70 mijë që kërkonin një jetë më të mirë.

Hidromorava

“Në kohën të cilën po jetojmë, jo vetëm Kosova, po jetojmë në një botë dinamike ku në bazë të statistikave të fundit të organizatave botërore në fushën e migrimit, çdo i 33-i qytetar i botës është emigrant. Pra, kemi një dinamikë të re dhe mekanizmat tanë po i përshtaten kësaj dinamike”, tha Hoxha.

Hoxha përmendi se nga 70 mijë qytetarë të Kosovës që kanë emigruar nëpër vendet e BE-së, rreth 35 mijë janë kthyer.

“Kthimi i tyre po vazhdon, çdo muaj po kthehen nga 1000 persona”, tregoi Hoxha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.