ARKATANA

Java vendimtare e Demarkacionit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

E marta ose e mërkura pritet të jenë ditët vendimtare që do të vendosin për fatin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Kështu kanë konfirmuar burime të gazetametro.net brenda Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se më së largu kjo do të jetë java që do të përmbyllet çështja e demarkacionit.

‘Nesër ose pasnesër sqarohet gjithçka besoj. Këtë javë përmbyllet gjithqysh puna e demarkacionit’, thotë burimi i Metros në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, ka një dilemë se a do të kalojë apo jo kjo marrëveshje, pasi tani në PDK nuk është disponimi i njëjtë si në javët e kaluara. Metro mëson që LDK i ka njoftuar degët e saj se demarkacioni shkon këtë javë në Kuvend, mirëpo janë skeptik se a do të marrë votat e duhura.

Brenda LDK-së i kanë thënë Metros se LDK-ja ka arritur më në fund në një konsensus për ta votuar demarkacionin. Të gjithë deputetët e LDK-së njëzëri do ta votojnë marrëveshjen, me përjashtim të Shpejtim Bulliqit, i cili akoma nuk është bindur.

FIDANISHTJA

‘LDK-ja ka arrit konsensus të brendshëm për këtë çështje. Marrëveshja për demarkacion do shkojë me një aneks të shkurt. Veç Bulliqi nuk është i sigurt, të tjerët të gjithë’, ka thënë burimi.

Ndërkohë, nesër pritet të kuptohet a do të vijë në vizitë për vizitën e dytë diplomati amerikan, Hoyt Yee, i cili në vizitën e parë bëri thirrje që të votohet demarkacioni.

Ndryshe, marrëveshja e demarkacionit ka mbetur pa u votuar për gati 2 vite, pasi opozita po e kundërshton hapur, ndërkohë që ka qenë edhe një numër i konsiderueshëm i deputetëve të partive në koalicion që e kundërshtonin këtë marrëveshje.

Për t’u votuar demarkacioni kanë kërkuar edhe përfaqësues të lartë të BE-së, pasi siç thonë ata është kushti i fundit për liberalizim të vizave./gazetametro.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.