FIDANISHTJA

Në Bresalc përfshihet nga zjarri një aneks i fabrikës “Forma”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në fshatin Bresalc ankuesi shqiptar, ka njoftuar policinë e Kosovës se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një aneks i fabrikës “Forma“ e cila bën prodhimin e plastikës dhe poliesterit.

Në vendngjarje kanë dalur njësite të policisë dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit vlera e dëmit është shumë e madhe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe njësiti i Hetuese rajonalë.

ARKATANA

Me autorizim të prokurorit të shtetit policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga hetimet e para mësohet se është djegur një makinë për injektimin e poliesterit, vegla pune dhe objekti me sipërfaqe rreth 50m², shuma e dëmit është e konsiderueshme.

Nuk dihet ende shkaktari i zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga hetues rajonal të Policisë së Kosovës njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/