Tmerruese! Gjendet i varur në pemë 57- vjeçari shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën italiane “Macerata Campania” pasditen e djeshme. Nje trup i pajetë i një 57-vjeçari shqiptar, është gjetur i varur në një pemë, në fshatin mes Curti e Macerata Campania, në afërsi të rrugës “Starzolella”.Skena horror eshte evidentuar nga një fermer i cili ishte duke shkuar në tokën e tij për të punuar, i cili ka telefonuar menjëherë ekipin e shpëtimit, por ka rezultuar e kotë.
Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe sipas raportimeve te para flitet për një vetëvrasje. Kufoma është dërguar në spitalin e Caserta-s, ku do të kryhet autopsia.
Përveç moshës, nuk raportohet më shumë për identitetin e shqiptarit. Sipas mediave lokale, ai nuk ishte i njohur në zonën ku u gjet i vdekur.


