ARKATANA

Siguria si parakusht për zhvillim të vendit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Bekim Thaqi – Për të qenë një vend stabil dhe i qëndrueshëm Kosova duhet të investojë më shumë në aspektin e sigurisë dhe sektorëve e sistemeve që mundësojnë një siguri të tillë.

Sot në botë shtetet serioze sigurinë e lidhin me te gjitha aspektet e jetës, si në aftësinë e shteteve për tu përballur me sfida dhe kërcënime të ndryshme në aspektin e sigurisë nacionale po ashtu edhe në aspektin e mbrojtjes dhe sigurimit të aseteve ekonomike dhe resurseve shtetërore. Nuk ka një shtet të qëndrueshëm ekonomikisht pa një sistem të mirëfilltë sigurie dhe anasjelltas nuk ka shtet të forte pa një zhvillim stabil ekonomik.

Në këtë mënyrë asetet e një vendi mbrohen dhe u kushtohet rëndësi e veçantë pasi çdo keq funksionim apo keq-menaxhim, qofshin ato në pronësi shtetërore apo private mund të shkaktojë turbulenca dhe zhvillime të paparashikueshme për një vend dhe me këtë edhe të rrezikojë në këtë apo atë mënyrë sigurinë e një vendi. Është i njohur termi që gjithçka që rrezikon ekonominë rrezikon edhe sigurinë dhe se prandaj organet e sigurisë kanë për detyre që seriozisht të merren me detyrat që parashtrohen në këtë aspekt.

Shteti i Kosovës duhet me një vëmendje maksimale të parashtrojë dhe evidentoj se cilat janë resurset qe i ka dhe të bëjë politika mbi mbrojtjen dhe sigurimin e te gjitha resurseve në pronësi dhe te ketë një mënyrë apo sistem luftimi të çdo ndërhyrjeje nga jashtë nga shtetet jomiqësorë ndaj Kosovës e qe kanë për qellim dobësimin ekonomik të vendit, dhe me ketë edhe varësinë politike e ekonomike dhe që në botën moderne kjo është baras me një pushtim klasik me të vetmin dallim që në vend se te jesh rob lufte, tash je rob pune dhe punon për palën pushtuese.

Fundamenti

Pa një siguri te mirëfilltë edhe shtetet mike qe me te vërtetë duan te investojnë dhe ndikojnë për të mire në ekonominë e vendit hezitojnë, pasi qe për të investuar diku ndër kushtet me të rëndësishme, është se sa ka siguri për ketë investim që do behët dhe se sa do të jete në gjendje shteti që të mbrojë investitorët e huaj dhe garantoj se nuk do të ketë probleme sigurie.

Policia dhe sektorët e sigurisë duhet të profesionalizohen edhe me tej dhe të marrin praktikat me te mira botërore ne mënyrë që te ofrojnë garanci në luftimin e te gjitha llojeve të krimit në mënyrë që Kosova të paraqitet si një shtet serioz, i sigurtë dhe i hapur për investime dhe ne këtë mënyrë të krijohet një klimë e sigurtë për investime nga jashtë, po ashtu edhe nga investitorët e brendshëm në mënyrë që pasuria dhe investimi të jene të garantuar dhe të mbrojtura dhe vetëm atëherë Kosova do të dalë nga lista e zezë ekonomike dhe e sigurisë./rajonipress/

Autori është studiues i shkencave të sigurisë në nivelin Master