Ekspertët shohin dritë në fund të tunelit për UP-në
Emërimi i katër anëtarëve të pavarur në Këshillin Drejtues të UP-së duket se i ka gëzuar ekspertët e arsimit dhe ata që janë involvuar në arsim. Ata mendojnë se më në fund MAShT-i ka vepruar drejt, duke zgjedhur njerëz për anëtar të Këshillit Drejtues që nuk kanë lidhje me politikën.
Duhet të theksojmë se të premten ministri Buja, ka plotësuar Këshillin Drejtues me emërimin e Halim Hysenit, Leon Malazogut, Luan Shllakut dhe Shefkije Islamajt./Kosova Sot/


