Hidromorava

Haradinaj nuk gëzon përkrahje për kryeministër

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ramush Haradinaj duket se do ta ketë të vështirë ta imponojë vetën si Kryeministër. Opinioni nuk e përkrahë atë. Në një hulumtim që e ka kryer një organizatë që bën sondazhe në Kosovë, dhe që ka emër të njohur, Haradinaj nuk e gëzon përkrahjen për kryeministër. Hulumtimi në fakt është porositur nga vet AAK-ja.

Burime brenda AAK-së i kanë thënë reporteri.net se AAK-ja nga ky sondazh i realizuar në muajin janar nuk shënon rritje në zgjedhjet nacionale, që ka gjasa të mbahen në qërshor.

Sipas hulumtimit PDK dhe LDK mbesin partia e parë dhe e dytë por me një dallim fort të vogël të votave të PDK-së, si e para, tek 29 %.

Mobi Casa

Partitë e tjera mbesin në shifrat që ishin edhe në zgjedhjet e vitit 2010. Risia e këtij viti, Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt, sipas këtij sondazhi do ta kalojë pragun zgjedhor prej 5 %.

Një gjë tjetër interesante që ka dalë nga ky sondazh është se Shpend Ahmeti i është afruar Albin Kurtit me përkrahje, në Vetëvendosje.