ARKATANA

Mekanizmat e “lodhtë” kundër korrupsionit!

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mekanizmat e shumtë po dështojnë ta luftojnë korrupsionin në Kosovë, e cila dukuri vazhdon të potencohet në të gjitha raportet ndërkombëtare për vendin.

Agjencia Kundër Korrupsionit, Task Forca Speciale Anti–Korrupsion dhe Këshilli Kombëtar kundër Korrupsionit, janë vetëm disa nga mekanizmat për luftimin e korrupsionit, por pavarësisht numrit të madh të mekanizmave të tillë, Kosova po kritikohet vazhdimisht nga institucionet ndërkombëtare për nivel të lartë të korrupsionit.

Hidromorava

I fundit që dha kritika për nivel të lartë të korrupsionit është edhe ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz. Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të bëjnë më shumë në luftimin e korrupsionit në mënyrë që vendi të zhvillohet ekonomikisht dhe të mund të vazhdojë në procesin e integrimeve euroatlantike.(Zëri)