Hidromorava

NATO: Kosova ka leje të krijojë Forcat e Armatosura

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Forcat e Armatosura të Kosovës do të formohen me bekimin e NATO-s. Kështu bëjnë të ditur burime të RTK-së, duke shtuar se çdo hap për kalimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës ka qenë i koordinuar me faktorin ndërkombëtar.

Në gjysmën e dytë të marsit do të fillojë aktiviteti diplomatik, përkatësisht takimet e krerëve të Kosovës me NATO-në rreth formimit të Forcave të Armatosura.

”Struktura, mandati dhe misioni i FSK-së nuk janë çështje e NATO-s për të vendosur. E ardhmja e FSK-së është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës”, thuhet në e-mailin e zyrtarëve të NATO-s, dërguar RTK-së.

Këtë qëndrim e kishte shprehur ditë më parë në një intervistë për RTK-në edhe ministri i FSK-së, Agim Çeku.“NATO nuk ka autoritet të merr vendime për të ardhmen e FSK-së ajo është vendim autonom i Institucioneve të Kosovës, është vendim i sovranit dhe veç Kosova mund të merr vendim”.

Çeku në një intervistë dhënë sot për RTK-në, u shpreh i bindur se NATO-ja do ta mbështesë këtë zhvillim të FSK-së, madje sipas tij, me krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës do të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi Kosovë-NATO.

FIDANISHTJA

”Janë 4 vendet anëtare të NATO-së që nuk e përkrahin mirëpo ne kemi shumë më shumë miq se sa armiq dhe mendoj se do ta kemi mbështetjen e plotë e ndoshta edhe më të fuqishme të NATO-së në rrugën nëpër të cilën pritet të kalojë FSK-ja”,tha ministri Çeku.

Se a do ta ketë apo jo mbështetjen FSK-ja për t`u shndërruar në Forca të Armatosur të Kosovës, zyrtari për media i NATO-s Matthias Eichenlaub, ka thënë se “Nëse misioni dhe mandati i FSK-së evoluon, sipas të gjitha gjasave, duhet të presim që Këshilli Veri-Atlantik ta rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s”.
”NATO-ja aktualisht është duke e mbështetur FSK-në brenda mandatit të saj origjinal, sikurse përshkruhet në planin gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës të vitit 2007” thuhet në përgjigjen e zyrtarit të NATO-s.

”Këto detyra po ashtu janë të definuara në ligjin për FSK-në prej nga është nxjerrë edhe qëllimi i misionit të FSK-së. Asistenca e NATO-s për FSK-në është e fokusuar në ndërtim të kapaciteteve dhe trajnim. Po ashtu lehtëson zhvillimin e vazhdueshëm profesional të FSK-së”, thuhet më tej në përgjigjen e Matthias Eichenlaub.

Sipas zyrtarëve qeveritarë, transformimi I FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës pritet të përmbyllet në prill të këtij viti. /RTK/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.