ARKATANA

Dita e çlirimit të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Hej, hej, hej ! , Nga thellësia e xhanit, Nxjerr fjalët e urimit – I: T’ia uroj Gjilanit , Ditën e Çlirimit !:I Hej, hej, hej !

Zgjohu Mulla Idrizi ,
Agim Ramadani –
Shihni si lëvizi ,
Si lulëzon Gjilani !
Zgjohu Idriz Seferi ,
Zgjohu Vehbi Uglari –
I: Shpëtuam nga ferri ,
S’ është ma Car Llazari !:I

Hej, hej, hej !
Gjilani i bukur ,
Nderon çdo dëshmorë –
I: Ardhmërinë e lumtur ,
Tash e ka në dorë !:I
Hej, hej, hej !
Zgjohu Hasan Remniku ,
Zgjohu Mustafë Koka ,
Se u shporr armiku –
E lirë është gjithë toka !
Zgjohu Kadri Zeka –
Thirr Zija Shemsiun !
I: Nuk i trembi vdekja –
Rexhepin, Nuhiun !…:I

ARKATANA

Hej, hej, hej!
Me njerëzit e pushkës ,
Me njerëzit e penës ,
I: Me njerëzit e punës ,
Me njerëzit e mendjes !…:I
Hej, hej, hej !
Gjilani po ngritët ,
Gjilani ndërtohet ,
Gjilani po ndritët ,
Gjilani krenohet !
Shqipja e lirë valëvitet ,
Pasha bukë e krip –
I: Gjilani po rritet ,
Gjilani flet shqip !:I

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.