ARKATANA

Gjini: Deputetët po hezitojnë t’ia shkurtojnë mandatin vetes

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të enjten dhe të premten do të dihet nëse është nënshkruar ose jo mocioni i mosbesimit, i inicuar nga AAK-ja. Kështu ka bërë me dije sot shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Ardian Gjini, i cili tha se disa deputetë të Kuvendit janë duke hezituar që t`ia shkurtojnë mandatin vetës, prandaj nuk po e nënshkruajnë mocionin.

”Nëse nuk e arrijmë numrin e duhur nuk do të procedojmë me mocion nuk ka çfarë të ndodh tjetër. Ka metoda të ndryshme për shpërbërjen e kuvendit. Nuk është mocioni i mosbesimit për qeverinë. Eshtë edhe një vendim vet i kuvendit. Po e them edhe një herë disponimin që e kanë disa deputet është që të vazhdojnë të paguhen dhe mos ta shkarkojnë vetveten mirëpo do të ketë ngjarje që do ta determinojnë”, tha Gjini transmeton RTK.

Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se nuk do ta nënshkruajnë mocionin e AAK-së, edhe pse mendojnë se kjo qeveri nuk ka punuar mirë asnjëherë.

”Për çdo çështje që ka të bëjnë me zgjedhjet ne i debatojmë në Këshillin e Përgjithshëm edhe për koalicione. PDK është e fundit. Nëse LDK-ja nuk ka asnjë zgjidhje atëherë veç nëse mbështetemi për muri sepse PDK-ja nuk është alternativë e bashkëqeverisjes me LDK-në. Dhe unë jam ndër ata që nuk jam dakord. Besoj se LDK-ja do t’i fitoj zgjedhjet dhe pasi t’i fitoj zgjedhjet vendos për partner të koalicionit”, tha Beqiri.

Edhe Visar Ymeri, ka theksuar se `Vetëvendosje` nuk do ta nënshkruaj një mocion të tillë.

Eco Higjiena

”Vetëvendosja po të mos kishte dashur nuk e kishte nisur iniciativën në vitin 2011. VV-ja mendoj se në këtë drejtim ka qenë e para dhe e vendosur por nuk ka gjetur rrugën e njëjtë te partitë e tjera opozitare, për ta nënshkruar një opsion të tillë”, tha Ymeri, transmeton RTK.

E ndërkaq, Adem Grabovci i PDK-së, thotë se Partia Demokratike nuk i frikësohet mocionit dhe se sipas tij, PDK-ja sërish do të dal partia e parë fituese.

”PDK nuk është udhëhequr nga politika e përjashtimit të askujt jemi të përcaktuar të bashkëveprojmë me të gjitha partitë politike cila i jep ofertë dhe bashkëpunim më të mirë, do të jenë të gatshëm të bashkë qeverisim me të”, pohon Grabocvi.

AAK-ja, javën e kaluar ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë. Thuhet se nisma deri tash është nënshkruar nga deputetët e Aleancës dhe disa deputetë të pavarur në Kuvend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.