Lufta e Shtymjes
Në ekuacionet e luftës, të shekullit të 15-të, në Shtymë të Kosovës, ishte edhe sulltani vet;
E sëmura e Bosforit
sjellë mijëra ushtarë
në Shtymje të Kosovës
Kosovën për ta vrarë
K o n s u j t e Evropës
raportonin në V j e n ë
Azinë në S h t y m ë
as fushat s’e zënë!…
Në Luftën e Shtymjes
humbja çmend sulltanin
ai hahej me kufomat
mua, pse s´më vrani!
Në Shtymje të Kosovës
grusht ishte ndërgjegja
mes Smirës e Shtymjes
Luftë ishte përgjigjja!..
p.sh. Gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, qytezën e Shtimjes e quanin, Shtymje!
Rrutem Geci – Poezi nga libri “Dora e zjarrtë„


