Fundamenti

Garanton Edita Tahiri: Serbia s`mund të organizojë zgjedhje në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, u është kundërpërgjigjur paralajmërimeve të zyrtarëve të lartë të Beogradit se Serbia do të organizojë zgjedhje parlamentare edhe në territorin e Republikës së Kosovës.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Tahiri ka thënë se marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013, e arritur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, u ka thënë fund ndërhyrjeve të shtetit serb në punët e brendshme të Kosovës. “Marrëveshja e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve definitivisht i ka dhënë fund çfarëdo ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Eco Higjiena

Në këtë kontekst, Tahiri ka thënë se janë të përcaktuara qartë proceduarat se si qytetarët me dy shtetësi mund të votojnë jashtë vendit. “Qytetarët serbë, të cilët mund të kenë dy shtetësi, të Kosovës dhe Serbisë, sipas Konventës së Vjenës, kanë të drejtë të votojnë për zgjedhje parlamentare”, është shprehur Tahiri. Ajo ka thënë se marrëveshja e 19 prillit i ka dhënë një dimension të qartë integrimit të veriut të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka paralajmëruar se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja për krijimin e Gjykatës Themelore dhe Zyrës së Prokurorisë në veri të Kosovës. “Këta dy mekanizma juridikë do të veprojnë në kuadër të ligjeve të Kosovës dhe në kuadër të sistemit unitar të drejtësisë së shtetit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.