Uji Dea

Kuçi: Limaj dhe Krasniqi vazhdojnë të jenë pjesë e organeve drejtuese të partisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kërkesa e Sokol Bashotës për largimin e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit nga PDK’ja për shkak të dëmit të shkaktuar në zgjedhjet e fundit nuk është aprovuar nga Këshilli Drejtues i kësaj partie.

Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi ka thënë se është demokratike kërkesa e Bashotës, por se PDK nuk do të përjashtojë asnjë anëtar të saj.

“Ata vazhdojnë të jenë sepse Këshilli Drejtues vendimin që e ka marrë paraprak nuk e ka ndryshu”, ka thënë Kuçi, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK’së.

“PDK nuk ka logjikë të përjashtimit të njerëzve nga partia”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se ka pasur reflektim për rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe në të njëjtën kohë edhe mirënjohje për faktin se PDK ka dalë partia e parë në Kosovë.

Ndryshe, Shefi i PDK’së, Hashim Thaçi nuk ka dashur të flasë pas mbledhjes së KD’së.

Hashim Thaçi: Ata që i humbën zgjedhjet në komuna mos të sjellin disponim negativ në Këshill

Ndërkohë lideri i PDK’së Hashim Thaçi ka thënë në KD të PDK’së se ‘duhet të mobilizohemi sot sikur sot pas 45 ditësh 90 ditësh ose 9 muajsh’.

“Ata që i kanë humbur zgjedhjet në komunat e tyre nuk mund ta sjellin disponimin negativ në Këshillin Drejtues. Unë i pari reflektoj se ndoshta është dashur ndryshe. Dobësia ndoshta ka qenë edhe e jona, se kemi shku në shabllon kur i kemi caktuar kryetarët e komunave Unë i pari reflektoj se ndoshta është dashur të shkohet pak më ndryshe, për shkak të ndonjë kandidati kryeneq” ka thënë Thaçi.

Hidromorava

Ai ka elaboruar edhe më tej rezultatin zgjedhor të PDK’së duke thënë se dialogu me Serbinë nuk ka ndikuar që PDK mos të fitojë në Fushë Kosovë.

“Problematika qëndron ne kontekstin lokal” ka shtuar ai.

Godet Kadri Veseli: Kemi bërë gabime, dikush nga ne duhet të shkojë në shtëpi

Po vazhdon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK’së. Aktualisht aty po mbanë fjalim Zëvendëskryetari i Parë Kadri Veseli.

“PDK ka gabuar në disa raste dhe PDK nuk është konto e askujt. Ne jemi të vetmit që mund ta zhvillojmë vendin. Sigurisht që PDK ka bërë punë shumë të mëdha por edhe gabime. PDK duhet të fitojë zgjedhjet e ardhshme nacioanale” ka thënë Veseli.

“PDK nuk ka alternativë as politike as qytetareqeverisëse por edhe ne duhet të ndryshojmë shumë . Disa njerëz duhet me shku me pushu duhet të shkojnë në familjet e tyre disa të tjerë duhet të avancohen. Nominimet për deputetë duhet të bëhen në Këshill Drejtues. Rebelët janë të mirësaerdhur në partinë tonë” ka thënë Veseli.

Mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është duke mbajtur mbledhje në ambientet e Hotel “Victory” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati.

I pyetur se çfarë po diskutohet në këtë mbledhje, Musmurati ka thënë se Këshilli Drejtues i PDK-së do të diskutojë për një varg çështjesh që kanë të bëjnë me proceset politike në Kosovë dhe zhvillimet brenda PDK-së, duke përfshirë edhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare./express/