ARKATANA

Thaçi: Përgjegjësinë për sigurinë e Kosovës e merr FAK!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës së e bëri në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, ka deklaruar se shumë shpejt do të themelohen Forcat e Armatosura të Kosovës dhe se përgjegjësinë e plotë për sigurinë e Kosovës ta marrin Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Siç e dini në përvjetorin e 6 të shpalljes së pavarësisë paralajmërova për hapin e ardhshëm, të shpejt të Qeverisë së Kosovës avancimin e FSK-së. Na ndan një kohë shumë e shkurtër nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.

Uji Dea

Forcat e Armatosur të Kosovës do t’i kenë të gjitha kapacitetet e mbrojtjes. Do të zhvillohen ashtu që të jenë të gatshme që të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës” është shprehur Thaçi.

Ai ka shtuar se FSK-ja mund të krenohet me shumë të arritura të saj, ndërsa tani duhet të ndërrohet misioni, struktura dhe mandati. “Është koha kur ne duhet të marrim përgjegjësinë e plotë për sigurinë e shtetit tonë. Kjo nënkupton ndryshime të rëndësishme në mandatin, misionin, madhësinë dhe strukturës e FSK-së”, ka deklaruar Thaçi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.