Eko Higjiena

Senati me “ujqit” e vjetër!

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Senati i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” nuk e ka ndryshuar politikën e të vepruarit, as pas zhvillimeve të fundit në Universitet. Ky senat të enjten ka zgjedhur pesë anëtarët për Këshillin Drejtues (KD), të njëjtit që kanë qenë edhe gjatë vitit të kaluar, Beqir Sadikajn nga Fakulteti Juridik, Ajvaz Berishën nga Fakulteti i Shkencave Sportive, Behxhet Mustafajn nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Safet Merovcin nga Fakulteti Ekonomik dhe Blerim Kamberin nga Fakulteti i Mjekësisë.

Këta i janë nënshtruar procesit të vlerësimit në Senat duke marrë 21-26 vota, nga 37 senatorë vota sa kanë të drejtë vote. Të pesë anëtarët e votuar janë të njëjtit që edhe më parë përbënin këtë këshill si anëtarë të Universitetit.

Uji Dea

Senati ka kërkuar që edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të bëjë emërimin e anëtarëve të saj në këshill në mënyrë që ky këshill të konstituohet për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së rektorit të UP-së….(Zëri)