Fundamenti

UBT bashkëpunon me universitete gjermane

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Freibergut në Republikën Federale të Gjermanisë.

Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndëruniversitar, profesori i njohur gjerman Thomas A.Bier nga Universiteti i Freibergut, për disa ditë me radhë po qëndron në Republikën e Kosovës, gjegjësisht në UBT, me ftesë të Presidentit të UBT-së, Edmond Hajrizi.

Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, në një takim të veçantë me Thomas A. Bier, nënshkruajten marrëveshjen e bashkëpunimit ndëruniversitare në mes të UBT-së dhe Universitetit të Freibergut.

ARKATANA

Më konkretisht marrëveshja në fjalë do të mundësojë shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, të organizojnë seminare të përbashkëta dhe takime tjera akademike për çështje shkencore dhe hulumtuese, zbatimin e përbashkët të programeve studimore, konferenca, aktivitete lidhur me kurset dhe akademike verore përkatëse dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet, si dhe për ngritjen e bashkëpunimit sidomos në pjesën e punës praktike- laboratorike.

Përveç tjerash, pas nënshkrimit të marrëveshjes, mysafiri nga Gjermania së bashku më menaxhmentin e lartë të UBT-së e kanë vizituat kampusin e ri të UBT-së, mjediset mësimore, laboratorët dhe infrastrukturën përcjellëse duke shprehur admirim për të arriturat e UBT-së në rrugën e zhvillimit dhe rritës akademike.

Po ashtu edhe presidenti i UBT-së, Hajrizi, me theks të veçantë ka folur për zhvillimet dhe të arriturat e UBT-së prej fillimit të punës së saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.