Fundamenti

Dëshmorët e Komunës së Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

N’ përvjetorë të Pavarësisë – Kujtojmë trimat e lavdisë ,
Që kanë ra n’ altar t’ lirisë , N’ piedestal të pavdekësisë !

Kujtojmë bijtë e sakrificës –
Nga komuna e Kamenicës !
Vëmë kurora , bëjmë homazhe ,
Përkujtime e reportazhe …

I ngushëllojmë gjithë familjarët ,
Mbushim lule lapidarët !
Bëjmë homazh Metush Krasniqit ,
Hero i popullit – lulja e fisit !

Për atdhe si bahet deka –
Shëmbëlltyrë qe Kadri Zeka !
Gjithçka pata – Atdheut ia fala ,
Kështu foli Rexhep Mala !

Vigjilent syrin si pisha –
Ra dëshmorë Nuhi Berisha !
Për t’ mos vuajt sikur Sokrati –
Ra dëshmorë Isa Kastrati !

Për t’ mos ngrënë armiqtë këto koca –
Ra dëshmorë Besnik Maroca !
Për ta mbrojt këtë tokë Iliri –
Ra dëshmorë Rahim Beqiri !

Që t’ mos shkelë këtu shkja matufi –
Ra dëshmorë Agush Isufi !
Mbi armik si shfryhet dufi –
Ra dëshmorë Arsim Isufi !

FIDANISHTJA

Për liri t’ ngadhënjej triumfi –
Ra dëshmorë Shemsi Isufi !
Që t’ mos ketë këtu kurrë vend bufi –
Ra dëshmorë Rafet Isufi !

Që t’ mos shkelë armik kobziu –
Ra dëshmorë Selver Kryeziu !
Që t’ mos ngrënë mish korbaziu –
Ra dëshmorë Emin Kryeziu !
Për Kosovë në atë fushë nderi –
Ra dëshmorë Musli Ymeri !
Për t’ mos shkelë këtu bishë Karpati –
Ra dëshmorë Ramadan Kastrati !

S’e tremb pushka , s’e tremb topi –
Ra dëshmorë Xhelal Sopi !
Që i lirë t’ valojë bajraku –
Ra dëshmorë Abdi Xhaçku !

Që n’ Kosovë t’ mos shkelë shajkaça –
Ranë dëshmorë Vëllezërit Krivaqa !
Që lirinë ta gëzojë vatani –
Ra dëshmorë Besnik Osmani !

Që mbi ne t’ mos sjell kërbaçi –
Ra dëshmorë Asllan Thaçi !
Për t’i dalë zot, këtij trolli –
Ra dëshmorë Basri Canolli !

Që për ne t’ vjen selameti –
Ra dëshmorë Ahmet Mehmeti !
Sa t’ nxehë dielli për rreth globit –
Lavdi u qoftë dëshmorëve t’ kombit !

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.