UBT

Haziri takon kryetarët e Ferizajt dhe Vitisë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot kryetarin e Ferizajt, Muharrem Sfarqa dhe atë të Vitisë Sokol Haliti.

Në këtë takim miqësor, është diskutuar për harmonizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore, në të mirë të zhvillimit ekonomik të tri komunave.

Mobi Casa

Kryetarët e këtyre tri komunave kanë diskutuar poashtu edhe për përmirësimin e gjendjes së deponisë regjionale të mbeturinave, që ndodhet në fshatin Velekincë.

Më pas, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa dhe ai i Vitisë Sokol Haliti, kanë parë nga afër deponinë, ndërsa theksuan se kështu si është, nuk i plotëson asnjë nga kriteret e Bashkimit Europian./rajonipress/

Mund të ju interesoj: