Eko Higjiena

Qosja: Ka ardhur koha e ndryshimeve, politikanët e tanishëm janë bërë “bajat”

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Akademiku Rexhep Qosja thotë se ka ardhur koha e ndryshimeve. Thotë se, pika më e dobët e politikës në vendin tonë është mungesa e etikës dhe se skenës politike i duhen njerëz të, pasi siç shprehet, politikanët e tanishëm janë bërë ‘bajat’.

Qosja, beson se, qytetarët e Kosovës kanë filluar të ndryshojnë mendimin, për Edi Ramën, pas zgjedhjes së tij si kryeministër i Shqipërisë. Me ardhjen e Ramës, tha Qosja, ka ndryshuar politika e Shqipërisë po ndikon në Kosovë.

Ai tha se Rama, dëshiron që ta nxjerrë vendin nga anarkia dhe privitimizmi duke e demokratizuar dhe evropianizuar shtetin shqiptarë dhe Shqipërinë.

Qosja kritika të ashpra ndaj LDK-së

Akademik Rexhep Qosja ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ish kryetarin e saj Ibrahim Rugova.

Duke folur në emisionin ‘Shqip’ në Top Channel, Qosja ka thënë se ish presidenti Ibrahim Rugova, kishte krijuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për autonominë e Kosovës, dhe e kishte regjistruar si parti në Ministrinë e Drejtësisë në Beograd.

Ai tha se Rugova bënte politikë partiake, të ashtuquajtur paqësore, duke kërkuar herë autonomi e herë pavarësi. Ai tha se, LDK u përkrah nga ndërkombëtarët, pasi atyre u duheshin për të quajtur qetësinë në ish Jugosllavi.

Qosja: Krahasimi i Adem Jasharit me Rugovën është mëkat historik

Ndërkohë, Qosja e ka quajtur mëkat historik, krahasimin e Ibrahim Rugovës me Adem Jasharin.

Sipas tij, një krahasim i tillë është i gabuar, i padrejtë dhe historikisht i paqëndrueshëm.

Për dallim prej Rugovës, Adem Jashari, thotë Qosja, është figurë e madhe historike vetë dhe me familjen e vet.

Uji Dea

“Ai ishte i pari që nisi luftën për lirinë dhe pavarësinë”, tha Qosja. Qosja tha se politikën e LDK-së e ka mposhtur historia.

Me paraqitjen e UÇK-së, politika e LDK-së dështoi, tha ai, derisa theksoi se të gjitha meritat, që bota dëgjoi për Kosovën dhe që e qoi vendin në Rambuje është UÇK-ja.

Rexhep Qosja: Isa Mustafës i ka kaluar koha, ai është njeriu i kohës së Rrahman Morinës dhe Sllobodan Milloshevicit

Akademik Rexhep Qosja, thotë se Isa Mustafa është kuadër i Rrahman Morinës dhe Sllobodan Milloshevicit.

Ai tha se është për ironizim fakti se si një politikan, i përzgjedhur nga Rrahman Morina, e i cili, sipas tij, nuk ka vënë njerëz në pozita pa urdhrin e Milloshevicit, tenton të bëhet kryeministër.

Ai ka kritikuar punën e Mustafës në të kaluarën, duke thënë se ai ishte caktuar prej partisë për të mbikëqyrë zhvillimet në konviktet dhe menzat e studentëve.

Rexhep Qosja: Vetëvendosje përdor metoda si “Agimi i Artë” në Greqi

Rexhep Qosja ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se po përdorë metoda si “Agimi i Artë” në Greqi.

Ai thotë se nëse Vetëvendosje vazhdon të veprojë kështu sic është duke vepruar, atëherë Kosova do të jetë e detyruar të marr masa ndaj VV-së.

“Vetëvendosje i lejon vetes të kapet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe kryetari në vend se të thërras sigurimin tenton të mbrojë mikrofonin. Kjo nuk ndodhë askund, duke i rrëmbyer mikrofonin po rrëmben sovranitetin e deputetit dhe Kuvendit. Vetëvendosje po vepron si Agimi i Artë. Shpend Ahmeti nuk ka folur me gjuhën e Vetëvendosjes”, thotë Rexhep Qosja në emisionin “Shqip”./express/