Eko Higjiena

Amerika gjithmonë me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti amerikan Barack Obama, ka vlerësuar rrugën e Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në gjashtë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ai ka thënë se edhe nisja e bisedimeve me BE-në për marrëveshjen e stabilizim-asociimit shënon edhe një të arritur të rëndësishme të Kosovës.

Letrën e presidentit Obama e ka e lexuar ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson, në ceremoninë e parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Me këtë dialog udhëheqësit e Kosovës kanë thurë rrugën që do të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe që do të çojë përpara synimet e saj drejt integrimeve evropiane”, ka thënë Jacobson, kur ka lexuar letrën ë Obamas.

“Nisja e bisedimeve me Bashkimin Evropian për marrëveshjen e stabilizim-asociimit shënon edhe një të arritur të rëndësishme të Kosovës. Për këtë dialog udhëheqësit e Kosovës kanë filluar rrugën për përmirësimin e jetës së qytetarëve, dhe kjo do të çojë përpara synimet e saj drejtë integrimeve evropiane. Në sektorin e sigurisë, NATO-ja ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës i ka arritur kapacitetet e plota operacionale dhe ka ndërmarrë përpjekje mbresëlënëse për rekrutimin e serbëve të Kosovës”, ka shtuar më tej ajo, transmeton Koha.net.

Uji Dea

Presidenti Obama, ka bindjen se për ndërtimi i themeleve të forta është në duart e vendit dhe për të pasur sukses duhet kontributi i të gjithëve pa marrë parasysh etnia, bindjet politike apo gjendja sociale.

Jacobson ka garantuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përkrahin dhe të mbështesin gjithmonë shtetin e Kosovës si të pavarur, sovran, shumetnik dhe demokratik.

“E dimë që Kosova ka shumë sfida para vetës. Ne besojmë që zgjedhjet e përgjithshme duhet të mbajnë vrullin e korrektësisë së zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar”, ka thënë në fund Jacobson. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.