Eko Higjiena

Urime Kosovë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sot edhe zyrtarisht Kosova mbushi gjashtë vite si shtet. Që nga mëngjesi krerët e shtetit nisin aktivitet e tyre për ta festuar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Për gjashtë vite me radhë, fillimisht ata bëjnë homazhe para varrit të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, për të vazhduar më pas edhe me këngë e koncerte të ndryshme. Qendra e organizimeve si gjithherë mbetet kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.

Në kryeqytet, po edhe në qytetet e tjera, rrugët janë stolisur me flamuj shtetërorë dhe kombëtarë.

Në Prishtinë, obelisku i pavarësisë NEËBORN tashmë është ngjyrosur me ngjyrat e uniformave të ushtarëve të vendeve që kanë ndihmuar Kosovën për çlirim.

Pas tri ditësh festë, përmbylljes së organizimeve po i vije fundit. Si gjithherë, festa përmbyllet me fishekzjarre.

I vetmi qytet që nuk ka festë është Skenderaj. Kjo për shkak të solidarizimit me kryetarin e tyre Sami Lushtaku, i cili ka disa muaj që ndodhet në paraburgim.

Derisa gjatë gjithë ditës do të ketë homazhe, koncerte, parakalim të trupave të FSK’së, Policisë së Kosovës dhe të Shërbimit Korrektues, Kuvendi i Kosovës njoftoi se përfaqësuesit e popullit festën e pavarësisë do ta shënojnë me një seancë solemne të dielën, në të cilën do të marrin pjesë edhe personalitete politike ndërkombëtare dhe nga shtetet fqinje.

Në këtë seancë solemne, e cila do të nisë në orën 11:00, përveç deputetëve aktualë dhe krerëve shtetërorë të Republikës së Kosovës, do të marrin ish-deputetët nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë si dhe personalitete të ndryshme të jetës politike, kulturore dhe fetare kosovare.

Kosova ka shpallur pavarësinë gati dhjetë vjet pas përfundimit të luftës me Serbinë. Në vitin 2005 patën filluar negociatat në Vjenë mes Liderëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë. Pas dy vitesh negociata, Prishtina dhe Beogradi nuk kanë arritur të merren vesh.

Ndërmjetësi i bisedimeve, Martti Ahtisaari, propozoi Pakon e tij, mbi të cilën Kosova më 17 Shkurt 2008 shpalli pavarësinë dhe funksionon sot.

Dy vite më vonë më 22 Korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes mendimit këshillëdhënës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

Deri më tani, Shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan e kanë njohur 106 shtete.

Agjenda për sot

Mobi Casa

– Në orën 9:00, bëhen homazhe para varrit të presidentit Rugova

– Në orën 10:00, bëhen homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz

– Në orën 11:00, mbahet mbledhja solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

– Në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinëorganizohet Manifestim Qendror, me pjesëmarrje të njësiteve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues dhe bëhet parakalimi i efektivave të tyre

– Në orën 12:45, në organizim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi organizohet pritje solemne në Hotelin Grand

– Në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet koncert për fëmijë

– Në orën 20:00 Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet koncert me këngëtarët më eminentë të vendit

– Në orën 22:30, pas përfundimit të koncertit bëhet ndezja e fishekzjarrëve

Në Komunat e Republikës së Kosovës

– Në orën 9 bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjve të Kosovës

– Organizohen seanca solemne në Kuvendet e Komunave

– Në mbrëmje organizohen koncerte në sheshet e qyteteve, dhe në përfundim bëhet ndezja e fishekzjarreve./express/