Uji Dea

Jashari pret ndryshimin e strukturave udhëheqëse për shtet funksional

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Murat Jashari pret ndryshimin e strukturave udhëheqëse për ndërtimin e një shteti funksional, teksa thotë se në 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, qytetarët e vendit po përballen me pakënaqësi të mëdha. Jashari ka bindjen se ka mundur të bëhet më shumë.

Në një intervistë për “lajmi.net”, Jashari ka thënë se 6 vjetori e gjen Kosovën me ideale të papërmbushura. Njëri nga përfaqësuesit e Familjes Jashari thotë se gjendja aktuale në Kosovë mund të përshkruhet me dy anët e medaljes. Sipas tij, ana pozitive e medaljes përmban përmbushjen e aspiratave të qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi, ndërsa ajo negative tregon për kërkesat e papërmbushura për një shtet me funksionalitet të plotë.

“Konsideroj që kemi mundur të bëjmë shumë më shumë dhe nuk janë realizuar të priturat e qytetarëve. Kemi një pakënaqësi të madhe të qytetarëve. Nëse shohim të gjitha raportet ndërkombëtare për Kosovën, tregojnë një gjendje jo të mirë”, thotë Jashari për këtë portal.

“Për vite të tëra ka pasur besnikëri ndaj familjes, ndaj atdheut, moral më i fortë. Mirëpo, e kam një përshtypje se kemi filluar t’i humbim këto, gjatë këtyre viteve”, ka shtuar më tej ai.

Fundamenti

Murat Jashari pret që në zgjedhjet e radhës të ketë ndryshim të pushtetarëve, që, sipas tij, nuk duhet të qëndrojnë në pozita për më shumë se një mandat.

“Nëse nuk mundohemi që të krijojmë një shtet të së drejtës tani, atëherë këto probleme do t’i bartim te gjeneratat e reja dhe gjithmonë do të kemi pushtetarë që do të jenë të përfolur në media për korrupsion. Mendoj që gjatë këtyre zgjedhjeve duhet ndërruar pushtetarët, pasi që në çdo vend një klasë politike që qëndron më shumë se 2 mandate, nuk është e dobishme. Ndërrimi i pushtetit për çdo mandat është proces demokratik”, është shprehur ai.

Jashari, po ashtu, shprehet i brengosur për mungesën e vullnetit për ndërtimin e një shteti funksional nga strukturat udhëheqëse.

“Nëse deri tash ka qenë patriotizëm të luftojë për vendin, tash është shtet-formimi, ku secili do të duhej ta kryente punën me pasion dhe me nder. Përderisa kemi pasur vullnet të luftojmë kundër armiqve të cilët kanë qenë shumë më të fortë se ne, unë them se nuk është e pamundur edhe të krijohet një shtet i mirëfilltë, por duhet të vullnet punë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.