ARKATANA

“Peshqit e mëdhenj” shpëtuan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot një numër jo i vogël politikanësh të nivelit qendror dhe atij lokal, gjyqtarë dhe prokurorë, zyrtarë bankarë e të tjerë janë vënë në hetime nga Prokuroria e EULEX-it si dhe nga prokuroritë vendore.

Bujar Bukoshi, i cili ishte deputet i LDK-së, më herët ishte në një process gjyqësor penal, pasi që akuzohej nga EULEX-i për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Më vonë, Bukoshi u shpall i pafajshëm. Fatmir Limaj, deputet i PDK-së, u akuzua për krime lufte dhe ndër të tjera për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës, pranim të ryshfetit dhe pastrim parash. Ndërkaq, më vonë ai ia doli të merrte pafajësinë për krime lufte, kurse mbetet i hapur procesi për tenderët e MTPT-së.

Uji Dea

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimi po hetohet për krime të luftës dhe ende sot ndodhen në paraburgim.

Nexhat Daci, kryetar i LDD0së dhe ish anëtar i Kryesisë së legjislaturës së tretë, më herët është dënuar me 18 muaj burg dhe ishte suspenduar për dy vite me kusht nëse nuk kryente ndonjë vepër penale, për keqpërdorim të pozitës zyrtare për përfitime dhe qëllime personale.

Ai është dënuar, pasi që gjatë kohës që ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës kishte blerë një palë size dhe kishte rregulluar dhembët me taksat- paratë e qytetarëve.
Nën hetime nga EULEX-i për krime lufte më herët është vënë edhe Rrustem Mustafa, deputet i PDK-së./Kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.