FIDANISHTJA

Hero me ditarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edhe me ditar edhe me pushkë. Hasan Kodra, mësuesi nga Prekazi gjatë vitit 1998 kishte dy misione. Kur kishte orë mësimi Hasani e rrokte ditarin që të dalë para nxënësve t’ua shpjegojë historinë kombëtare të shqiptarëve. E kur kishte beteja mësuesi i “Azem Bejtës” e kapte pushkën përballë ushtrisë dhe policisë serbe. Por, për Kodrën edhe “lufta” për dije ishte po aq e rëndësishme sa lufta me pushkë.

Ky mësues që me vite i ka mësuar nxënësit për trimëritë e Skënderbeut dhe Azem Bejtës, dikur u desh ta braktiste ditarin, por jo edhe pushkën. Ai tregon se kur në Drenicë ishte e pamundur të mbahej mësimi me zemër të thyer e la profesionin që shumë e deshi. “Të marrësh ditarin e të punosh mësues, të shpërndash dije në mesin e nxënësve nëpër zona të ndryshme, ishte një mision i shenjtë”, thotë Kodra, i cili flet me krenari për misionin e tij prej mësuesi.

ARKATANA

Më pas mësuesi Kodra nga misioni i tij prej mësuesi, vendosi të merret edhe më një mision tjetër të shenjtë, atë të çlirimit të vendit.

Ai tregon se si ka vendosur të largohet nga shkolla për t’iu bashkuar UÇK-së. Që nga viti 1991, ai ishte pjesë e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Ilaz Kodrës e Hamëz Jasharit. Hasan Kodra, me nofkën “Mësuesi”, luftoi në luftën çlirimtare./Tribuna