Kuçi: Marrëveshja PDK-LDK ka hequr traumat e zgjedhjeve
Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi ka komentuar marrëveshjen e fundit mes PDK’së dhe LDK’së që zgjedhjet të mbahen në muajin qershor të këtij viti.
Kuçi ka thënë se marrëveshje mes Thaçit e Mustafës ka ndikuar që të largohet trauma e zgjedhjeve në Kosovë.
“Mendoj se marrëveshja e djeshme që është arritur në mes të PDK’së dhe LDK’së ka hequr atë logjikën e traumave në Kosovë”, ka thënë ai.
Marrëveshja mes PDK’së dhe LDK’së është bërë një ditë pas nismës së AAK’së për rrëzimin e Qeverisë, e cila nuk mori përkrahjen as të LDK’së e Vetëvendosjes, transmeton express.
Sidoqoftë, Hajredin Kuçi mendon se para zgjedhjeve të shpejta, Kosova ka nevojë për zgjedhje demokratike.
“Kosova ka nevojë për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike – të përgaditura mirë – me vëzhgues vendor dhe ndërkombëtarë”, ka shtuar ai.


