ARKATANA

Nuk dua të vdes pa dashuruar njëherë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nuk dua të vdes, pa dashuruar njëherë, pa më djegur zjarri i dashurisë, vdekjen nuk e dua.

Nuk dua të iki…
në kohën pa kthim,
pa ditur se kush është,
fati im.

Dua të ndjej dhëmbje,
dhëmbje dashurie,
se diku amshimi,
është duke më pritur.

Prandaj…
Unë po nisem,
se i mësova shtigjet e fluturimit,
dashuria ime e parë dhe e fundit.
Dua t’më mbetesh,
plagë e pashëruar,
dua t’gropoj,
në lashtësinë tënde.

Jeta më merr frymë,
vdekjen kam ngulfatur,
varri im i hapur,
mos ma lëndo dhimbjen.
Nuk dua të vdes,
pa t’pushuar në gjoks,
pa e ditur emrin tënd,
fati im…

UBT

Nuk dua t`i mbylli sytë,
se gjurmët më mbesin,
s’kam zë për t’shqiptuar mallkimin,
ditën, që përjetësisht heshti.
I dua kujtimet,
më mëso, si ti dua ato,
se t’kam ëndërruar,
që kur kam thith gjirin e nënës.

Të lutem,
merre sonte në gji mallin tim,
bëje hi…
dhe mua pas tij.

Dashuria ime e parë dhe e fundit.

Fitim Kosumi, është i diplomuar në Shkencat Juridike “Jurist i Diplomuar” . Vazhdon Studimet Master, në çështjet “Juridiko Civile”. Merret me krijimtari letrare dhe poezi.