ARKATANA

Nis skenari për zgjedhje të shpejta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova pritet të shkojë në zgjedhje para qershorit. Burime të gazetës kanë bërë të ditur se ky afat i parakohshëm zgjedhor po i përshtatet edhe partisë në pushtet – PDK-së, ndonëse ka edhe arsye të tjera të rëndësishme që zgjedhjet të mbahen para qershorit.

Kuvendi i Kosovës më së largu në qershor të këtij viti duhet ta miratojë pakon e sundimit të ligjit, një pako që do të dërgohet nga Qeveria e ku përfshihet rikonstruktimi i EULEX-it, gjegjësisht ndarja e këtij misioni në tri pjesë, krijimi i Tribunalit Evropian për krimet e pretenduara te raporti i Dick Martyt si dhe ndryshimi i disa ligjeve që është kërkuar nga procesi i MSA-së.

Mobi Casa

Aprovimi i pakos në formë të një traktati ndërkombëtar, ku do të kërkoheshin shumica absolute e votave në Kuvend, është kushti që ka Kosova, në mënyrë që në tetor të vitit të ardhshëm të marrë aprovimin për marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Në mënyrë që ky vendim të merret në tetor dhe të mos mbetet për vitin tjetër, kur BE-ja do të ketë organe të reja për shkak të zgjedhjeve, atëherë Kosova duhet ta kalojë pakon më së largu në qershor.

Afati i qershorit lidhet edhe me faktin se EULEX-it i kalon po në këtë muaj. Kësisoj, zyrtarë ndërkombëtarë kanë shpjeguar për gazetën se po planifikohet që të shkohet shpejt në zgjedhje, me qëllimin që në qershor vendi të ketë Qeverinë dhe Parlamentin e ri funksional, pasi që në legjislaturën aktuale është e vështirë të mendohet se mund të kalojë kjo pako…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.