Hidromorava

Kryeziu: Isa, alternativa më e mirë që ka LDK-ja

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka deklaruar se nominimi i Isa Mustafës për kryeministër të Kosovës është alternativa më e mirë e kësaj partie. Sipas tij, për momentin në LDK nuk ka ndonjë emër i cili e përfaqëson partinë dhe interesat e saj më mirë.

Ai duke e komentuar votën kundër të ish kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu, për kandidaturën e Isa Mustafës për kryeministër, ka theksuar se kjo tregon më së miri se në LDK ka demokraci të brendshme.

Mobi Casa

“Nuk ka kuptim që të gjithë të votonin pro, duhet të dal dikush i cili voton kundër, a nuk është kjo demokraci. Mirëpo, unë nuk e di nëse vota e Sejdiut kundër këtij nominimi ka arsye tjera, sepse unë nuk e di se çka mendojnë njerëzit, nuk kam aftësi t’i zbuloj mendimet e tyre”, ka thënë Kryeziu për Telegrafin.

Fatmir Sejdiu, ish kryetar i LDK-së dhe ish president i Kosovës, nuk votoi që kandidat për kryeministër të jetë Mustafa. Sipas Sejdiut, LDK-ja ka njerëz më të mirë që mund të kandidojnë për kryeministër, në zgjedhjet e përgjithshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.