Buja: Për gjendjen në UP do të veprojë sipas Ligjit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se lidhur me gjendjen në Universitetin e Kosovës do të veprojë konform Ligjit për arsimin e lartë.
Buja para deputetëve të Kuvendit tha se nëse i sugjerojnë ligjvënësit atëherë do të veprojë duke e emëruar kryesuesin e senatit si ushtrues detyre në krye të UP-së për të menaxhuar me situatën, transmeton Telegrafi.
Ai tha se ashtu do të veprohej deri në amendamentin e Ligjit. /Telegrafi/


