Eko Higjiena

Nitaj: Politika e plagosi rëndë institucionin e dijes

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

“Në pamundësi për të kryer detyrat në përputhje me kompetencat që kam dhe duke mos dashur të jem pjesë e një dështimi katastrofik në Universitetin e Prishtinës, jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së”, shkruan në arsyetimin e tij, kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së, Muharrem Nitaj.

Sipas tij, situata e krijuar në Universitetin e Prishtinës, është më e rënda e krijuar që nga viti 2000, dhe sot janë atakuar funksionet më vitale të tij. Në një situatë të tillë, kërkohen vendime të rëndësishme për Universitetin dhe në pamundësi për t’i ndërmarrë ato nga pozita që kam, vendimi më i arsyeshëm për mua, është dorëheqja e parevokueshme.

Fundamenti

Do të ishte katastrofike sikur rënia e Universitetit të Prishtinës, të shënonte fillimin e rënies së shtetit, prandaj studentët, profesorati dhe opinioni publik do të duhej të viheshin në mbrojtje të tij. Politika edhe këtë herë e ka plagosur rëndë institucionin më të lartë të dijes në vend!