I shmangej vuajtjes së dënimit, arrestohet dhe dërgohet në Dubravë
Gjilan – Në fshatin Koretishtë të Novobërdës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh.
I dyshuari kishte një vendim gjyqësor dhe kërkohej një kohë të gjatë nga policia./rajonipress/


