ARKATANA

Nuk po di mirë me fol shqip (Parodi humoristike)

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

M’ka rritë nëna n’bukë me krip , Nuk po di mirë me fol shqip ?!, Shqip jetoj e shqip punoj,Shqip po flas, por s’po kuptoj ?!

Unë e di ç’ është Picimuli ,
Por nuk di ç’ është KURI KULI ?!
Unë e di çka është injoranca ,
Por nuk di ç’ është MAZHURANCA ?!

Unë e di ç’ është ambulanca ,
Por s’ di ç’ është INTERPELANCA ?!
Unë e di çka është përsheshi ,
Por nuk di se çka është FLESHI ?!

Unë e di se çka është busti ,
Por nuk di se çka është TRUSTI ?!
Unë e di çka është qiellori ,
Por nuk di ç’është BAÇELLORI ?!

Unë e di ç’ është fllomasteri ,
Por nuk di çka është MASTERI ?!
Unë di ç’ është qumështi i dhive ,
Por nuk di se çka është LIVE ?!

Unë e di çka është akordi ,
Por nuk di se çka është BORDI ?!
Unë e di kush është Zeneli ,
Por nuk di kush është PANELI ?!

Unë e di ç’ është marifeti ,
Por s’di ç’ është MINORITETI ?!
Unë e di se ç’ është zhaveli ,
Por nuk di ç’ është TOP ÇANELLI ?!

Unë e di se çka është falsi ,
Por nuk di se çka është FANSI ?!
Unë e di çka është abej ,
Por nuk di çka është OKEJ ?!

United Hospital

Unë e di çka është belbëzimi ,
Por s’ di ç’ është LIBERALIZIMI ?!

Unë e di se çka është kriza ,
Por nuk di se çka është VIZA ?!

Unë e di çka është përgjimi ,
Por s’di ç’ është INVESTIGIMI ?!
Unë e di çka është vikendi ,
Por nuk di se çka është BENDI ?!

Unë e di ç’ është aeroplani ,
Por nuk di ç’ është ANDERLLAJNI ?!
Unë e di çka është kokarda ,
Por nuk di ç’ është BADI GARDA ?!

Unë e di se çka është ringu ,
Por nuk di çka është SHOPINGU ?!
Unë e di çka është mitingu ,
Por nuk di çka është BRIFINGU ?!

Unë e di çka është bagllama ,
Por nuk di çka është BIG MAMA ?!
Unë e di çka është astari ,
Por nuk di çka është BIG STARI ?!

Gjilan, më 09.02.2014, Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.