ARKATANA

Hoxhaj: SHBA-të partner i përjetshëm i Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me zëvendës asistentin e sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee.

Ministri Hoxhaj e njoftoi z. Yee për zhvillimet në Kosovë, progresin e gjithanshëm që po arrihet në konsolidimin e brendshëm të shtetësisë dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Gjatë bisedës, Hoxhaj dhe Yee u fokusuan në intensifikimin e bashkëpunimit bilateral, bashkëpunimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përparimin në agjendën euroatlantike si dhe të arriturat në dialogun me Serbinë.

Fundamenti

Zëvendës asistenti i sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee, ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve për shtetin e Kosovës dhe proceset euroatlantike.

Gjatë takimit, ministri Enver Hoxhaj po ashtu ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë partner i përjetshëm strategjik i Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.