FIDANISHTJA

Rexha e Shkodra angazhohen për arsimim cilësor në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Shefqet Rexha udhëheqës i personelit së bashku me Agim Shkodrën drejtor i arsimit janë zotuar se do të punojnë dhe angazhohen për një arsimim cilësor e të dinjitetshëm në komunën e Kamenicës.

Udhëheqësi i Personelit Shefqet Rexha, ka vizituar Drejtorin e Arsimit, ku pati një takim pune me Drejtorin e këtij drejtorati Agim Shkodra. Vizita është bërë për të parë nga afër performancën e menaxhmentit dhe të punonjësve të arsimit

Eco Higjiena

Udhëheqësi i Personelit Shefqet Rexha së bashku me Agim Shkodrën është zotuar se do ta ketë përkrahjen e madhe nga Komuna, për të pasur një arsimim cilësor dhe të dinjitetshëm.

Edhe drejtori i Arsimit, Agim Shkodra ka thënë se do të jetë në funksion të asaj që arsimi në këtë qytet vërtet të ketë tretmanin e duhur dhe të nevojshëm./rajonipress/