Eko Higjiena

Ukë Rugovës i gjenden qindra dokumente inkriminuese në shtëpi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qindra dokumente, si fotografi personash të ndryshëm, kopje pasaportash, dëftesa vizash e zarfe me polica sigurimesh, janë gjetur në shtëpinë e Ukë Rugovës, të mërkurën. Prova të tjera të shumta që e lidhin atë me një grup kriminal janë prezantuar të enjten nga prokurori Allen Cansick, në Gjykatën Themelore të Prishtinës. E ka bindur gjyqtaren Anna Adamska Gallant që t’ua caktojë masën e paraburgimit Ukë Rugovës, Izet Beqirit e Florjan Petanit.

Bashkëpunëtorëve të tij, Fitim Beqirit, Visar Beqirit, Asad Beqirajt, Edison Idrizajt, Hamza Beqirit, Driton Vocës u janë caktuar nga 30 ditë arrest shtëpiak, derisa Qefser Baholli është liruar të mbrohet në liri. Vendimi është marrë në orën 23 e 30 minuta të së enjtes pas një seance të gjatë që a nisur në orën 13, shkrua “Koha Ditore”.

Hidromorava

Rugova është sjell në sallën e kinemasë, i mbuluar prej policëve të EULEX-it me qëllim që të mos fotografohej. Vetëm koka nga prapa i shihej. Flokët i ishin ngjitur për kokë gjatë gjumit që kishte bërë në qeli. Të paktën edhe 30 net të tjera do t’i kalojë aty.

Djali i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, pos krimit të organizuar, mashtrimit, ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës zyrtare, dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të kontrabandës me emigrantë. /Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.