Hidromorava

PDK e AKR s’e duan shkarkimin e rektorit Gashi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të votojë për rekomandimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Universitetin e Prishtinës. Partia Demokratike e Kosovës kërkoi pauzë 15 minutëshe, siç u tha, për t’u përpjekur që të harmonizohen qëndrimet.

Kërkesa e PDK-së nuk u pranua nga LDK-ja, Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo bëri që PDK dhe AKR ta bojkotojnë seancën, duke pamundësuar krijimin e kuorumit prej 61 deputetëve në sallë. Aty mbetën vetëm 52 deputetë.

Mobi Casa

Rekomandimet e LDK-së kanë qenë që Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të japin dorëheqje dhe t’i shërbejnë procesit të normalizimit në Universitetin e Prishtinës, t’i kërkohet përgjegjësi ministrit dhe MASHT për mospërcjelljen me kohë të trendëve në UP-së, Qeveria të heqë dorë nga kontrolli i paligjshëm që ka vënë mbi Universitet, organet kompetente, duke përfshirë edhe prokurorinë, të kërkojnë përgjegjësi dhe t’i vënë para drejtësisë pjesëmarrësit në veprimet e kundërligjshme të UP-së dhe të respektohet Statuti i UP-së për zgjedhjen dhe gradimin e stafit akademik dhe të revokohen zgjedhjet dhe gradimet e pamerituara dhe në kundërshtim me procedurat ligjore./koha.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.