ARKATANA

Dëmtoj shkollën dhe xhaminë, i caktohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Dega e Gjykatës Themelore në Novobërdë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin kujdesit shëndetësor.

I pandehuri duhet të qëndroj në kohëzgjatje prej një (1) muaji në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK).

Me datë 15.04.2017 në fshatin Llabjan Komuna e Novobërdës, i pandehuri B.F., ka dëmtuar shkollën dhe xhaminë e fshatit.

KKVITI

Me këto veprime i pandehuri B.F. dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Gjatë mbajtjes së seancës ka prezantuar edhe eksperti mjeko – ligjor, i cili ka rekomanduar gjykatën që të dërgoj të pandehurin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Sabit Shkodrës zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan./rajonipress/