Hidromorava

Thaçi: S’jemi armiq organikë me Serbinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Munih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel nuk nënkupton dorëzimin e ndonjërës palë, Kosovës a Serbisë, por reflekton mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

Në një postim të tijin në Facebook, Thaçi në rast se nuk do të arrihej marrëveshja Kosovë-Serbi, në kryeqytetet e vendeve përkatëse do të kishte më shumë duartrokitje.

Kryeministri bëri me dije se gjatë kësaj konference, në debatin e organizuar enkas për të shënuar suksesin, siç e quajti ai, “historik” të dialogut, ai ka qenë panelist para publikut me liderë botërorë, ministra të jashtëm evropianë, senatorë dhe deputetë, media globale dhe udhëheqës ushtarakë, ku, në debat me Baroneshën Ashton dhe Kryeministrin Daçiq, tha se ka paraqitur disa teza.

ARKATANA

“Paqja nuk arrihet duke evokuar emocione të së kaluarës. Bashkëpunimi i ndërsjellë Kosovë – Serbi është i vështirë emocionalisht, por politikisht dhe praktikisht më se i arritshëm. Faktet e hidhura të konfliktit njëshekullor janë të rënda, por argumentet e së ardhshmes janë më të fuqishme për arritjen e paqes”.

“Të dy kryeministrat do të fitonin më shumë duartrokitje në kryeqytetet tona nëse nuk do ta arrinim marrëveshjen. Ekziston bindja në Serbi dhe Kosovë por edhe më gjerë se serbët dhe shqiptarët janë armiq “organikë” dhe se kurrë nuk do të mund të bashkëpunojnë. Unë nuk i besoj kësaj logjike. Konflikti ka krijuar një hendek dhe urrejtje të thellë, por unë besoj në fqinjësi të mirë serbo-shqiptare”.

“Marrëveshja nuk është dorëzim i njëri-tjetrit por reflektim për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Çfarëdo arritje e paqes është më e vështirë se fillimi i konfliktit”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.