UBT

Artistët përgëzojnë Hazirin për organizimin e suksesshëm të “Flakës…”

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu, ka pritur sot në takim artistët e njohur Jetmir Rexhepi, Besiana Mehmedi, Shkodran Tolaj, Naim Gjoshi, Silvana Braqe, të cilët i ka falënderuar për kontributin e madh që kanë dhënë në sferën e artit e kulturës.

Këta emra të njohur të artit muzikor po qëndrojnë sot në Gjilan për të marrë pjesë në festivalin e këngës popullore “Festë Flaka”, i cili mbahet sot në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka Janarit 2014”.

ARKATANA

Ata folën në superlativ për kryetarin Haziri, duke thënë se ka arritur që me shumë sukses ta bëjë Gjilanin qytet të kulturës në të katër shtyllat e manifestimit “Flaka e Janarit”.

Në këtë takim është vënë në theks që manifestimi “Flaka e Janarit” të bëhet traditë e organizimit të aktiviteteve edhe në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, e Kosovën Lindore, për t’i dhënë jehonë edhe me të madhe këtij manifestimi mbarëkombëtar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.